LAJMI I FUNDIT:

U kërkua arrestimi i tij për dhunë ndaj bashkëshortes, vjen reagimi i Akil Gjakovës: Nuk jam person i dhunshëm

U kërkua arrestimi i tij për dhunë ndaj bashkëshortes, vjen reagimi i Akil Gjakovës: Nuk jam person i dhunshëm

Policia e Kosovës ditën e shtunë është autorizuar nga Prokurori i shtetit për arrestimin e xhudistit të njohur kosovar, Akil Gjakova.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Suela Muminovic që e ka denoncuar Gjakovën për dhunë, derisa tani ka ardhur edhe reagimi i Akil Gjakovës.


Në një letër publike në rrjetet sociale, Gjakova ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim, veçanërisht kundër bashkëshortës së tij.

Gjakova ka thënë se ndodhet jashtë shtetit dhe sapo të kthehet në Kosovë do të përballet me drejtësinë dhe se ai nuk është një person i dhunshëm.

“Pasi kuptova përmes mediave se policia është urdhëruar të më shoqërojë në stacion si rezultat i një akuze për të cilën nuk e di arsyen dhe përmbajtjen, dua të theksoj se nuk kam kryer asnjë krim, veçanërisht kundër bashkëshortes sime. Megjithatë, pasi jam aktualisht jashtë Kosovës dhe nuk mund të kthehem, i siguroj të gjithëve se nuk do të shmang drejtësinë”.

Prokurori kërkon arrestimin e Akil Gjakovës për dhunë ndaj bashkëshortes
Lexo po ashtu Prokurori kërkon arrestimin e Akil Gjakovës për dhunë ndaj bashkëshortes

“Nuk jam person i dhunshëm, dhe nuk kam shkaktuar dëme. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet e paraqitura në fotot e qarkulluara në media, dhe kjo shpejt do të provohet”, ka thënë Akil Gjakova në një letër publike.

“Pas kthimit tim në Kosovë, do të paraqitem në polici dhe do të kontribuoj plotësisht në hedhjen e dritës mbi faktet që ata ose çdo institucion tjetër mund të kenë interes për to”.

“Edhe pse jam pjesë e rrethanave dhe zhvillimeve të padrejta në të cilat jam përfshirë pa faj, familja ime mbetet e shenjtë për mua. Fëmija im është thesari më i çmuar që kam, dhe do të përmbahem nga komentimi i jetës sonë private në publik”, ka shkruar Akil Gjakova.

Akil Gjakova dhe Suela Muminovic janë të martuar tash e katër vite dhe kanë një djalë nga martesa e tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori