LAJMI I FUNDIT:

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Me 350 mijë njësi të dorëzuara vetëm në vitin 2023, X3 është BMW-ja më e shitur.

Pavarësisht se ishte i disponueshëm që nga viti 2017, ky crossover luksoz rezultoi të jetë më i popullarizuar se ai kryesor i serisë 3.


E me sa duket, një model zëvendësues i X3 është vetëm pak javë larg prezantimit zyrtar, përcjell Telegrafi.

BMW ka njoftuar se X3 i ri do të vjen me shumë ndryshime të cilat ofrojnë rehati më të madhe dhe teknologji më të avancuar.

Gjithashtu, i planifikuar është edhe një iX3 i ri, dukshëm i ndryshëm nga X3.

Ndryshe, modelet e ardhshme elektrike të BMW-së do të mbështeten nga platforma e shumëpërfolur Neue Klasse.

Ndërkohë, X3 i ardhshëm me benzinë, naftë dhe fuqi hibride plug-in vjen pas disa javësh dhe do të dalë në shitje para fundit të vitit. /Telegrafi/