LAJMI I FUNDIT:

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Kosova pikë kryesore e rendit të ditës

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Kosova pikë kryesore e rendit të ditës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka bërë të ditura disa nga pikat e agjendës së sesionit pranveror, ndërkaq këtyre pikave i prinë çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

një njoftim të Asamblesë Parlamentare thuhet se debati mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një draft-opinioni do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror.


“Sesioni pranveror po vjen…! Një debat mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një draft-opinioni, do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që do të mbahet në Strasburg nga 15 -19 prill 2024”, thuhet në njoftimin.

Pikët tjetër e rendit e sesionit pranveror do të jetë debati siç thuhet për “vdekjen e Alexei Navalny dhe nevojën për t’iu kundërvënë regjimit totalitar të Vladimir Putin dhe luftës së tij kundër demokracisë”.

Cilat janë fazat tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, lobimi dhe mbledhja e radhës e Asamblesë Parlamentare – gjithçka nga intervista me zëvendësministrin Ahmeti  
Lexo po ashtu Cilat janë fazat tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, lobimi dhe mbledhja e radhës e Asamblesë Parlamentare – gjithçka nga intervista me zëvendësministrin Ahmeti  

Ndryshe, lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE një ditë më parë ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani.

Në një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën.

“Anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën”, citohet të ketë thënë presidentja.

Tutje, Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori