LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë fazat tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, lobimi dhe mbledhja e radhës e Asamblesë Parlamentare – gjithçka nga intervista me zëvendësministrin Ahmeti  

Cilat janë fazat tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, lobimi dhe mbledhja e radhës e Asamblesë Parlamentare – gjithçka nga intervista me zëvendësministrin Ahmeti  

Më 27 mars, Kosova ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë institucion.

Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, që rekomandonte Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare mori 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim. Kësisoj, ky raport u miratua nga Komisioni për Çështje Politike.


E zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka shpjeguar se cilat janë fazat tjera drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky është si një lloj komiteti për çështje politike dhe demokraci, është një lloj komisioni parlamentar në terminologjinë tonë, tash lënda, çështja do t’i kalojë seancës plenare. Pra, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. ku janë rreth 300 delegatë, një e tretë e tyre përbën minimumin e kuorumit, ndërsa me dy të tretat e pjesëmarrësve në votim miratohet opinioni pozitiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai transmeton Telegrafi.

Sa i përket ndryshimit të agjendës për mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila tashmë është njoftuar se do të mbahet më 16 prill, Ahmeti thotë se këtë nuk e sheh si shqetësuese.

“Unë besoj që edhe po të mbahet më 18 prill, prania do të ishte e mjaftueshme dhe votat në favor janë aty. Por, sigurisht që mbajtja më herët, më 16 prill, vetëm se do ta ndihmojë edhe më tutje këtë synim”, potencoi ai.

Zëvendësministri Ahmeti duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme që gjithë procesi të përfundojë më sukses me të gjitha grupet parlamentare dhe institucionet tjera.

“Është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe dhe ajo po vazhdon… Këtu ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë edhe delegacioni ynë nga Asambleja Parlamentare që drejtohet nga nënkryetarja Saranda Bogujevci e cila ka menaxhu jashtëzakonisht mirë lobimin parlamentar, dhe duhet të them që kemi pas bashkëpunim edhe unë si zëvendësministër shumë të mirë edhe me delegatët e tjerë, duke e përfshirë opozitën”, ka deklaruar ai.

Ahmeti në intervistë u shpreh se beson që edhe faza e dytë do të kalojë me sukses, dhe se nuk pret ndonjë befasi që mund ta pengojë procesin.

“Synimi ynë ishte që të mos kemi asnjë parakusht. Pra, çështje që duhet të adresohen, të adresohen pas anëtarësimit, sepse si natyrë Këshilli i Evropës e ka këtë karakteristikë”, tha Ahmeti duke përmendur këtu çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit.

“Ne e adresuam këtë çështje, kjo çështje u zgjidh dhe tashmë nuk presim që të ketë parakushte të tjera”, tregoi ai.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti

Gjithashtu, Ahmeti sqaroi se faza e tretë është kur Asambleja Parlamentare me votimin e 16 prillit i dërgon një opinion Komitetit të Ministrave.

“Komiteti i Ministrave më 24  prill të vitit të kaluar i ka kërkuar opinion Asamblesë Parlamentare. Themi çfarë mendoni për anëtarësimin e Republikës së Kosovës? A i plotësojnë standardet? Këtë opinion e ka ndërtuar raporti i juristëve eminent dhe raporti i zonjës Bakoyannis. Pra, Komiteti i Ministrave e merr këtë opinion prapa dhe vendos se çfarë do të bëjë tutje. Në asnjë rast, Komiteti i Ministrave nuk ka vendosur në shpërputhje me rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, pra me rekomandimin e këtij opinioni”, tha ndër tjera ai.

Ahmeti ka sqaruar se “Departamenti Ligjor i Këshillit të Evropës ka thënë nuk ka pengesa ligjore për anëtarësim të plotë të Republikës së Kosovës”.

“Pyetja të cilës është dashur t’i përgjigjen ka qenë: a është legjislacioni i Kosovës në standard të Këshillit të Evropës? Përgjigjja ka qenë e qartë: është dhe për më tepër i tejkalon standardet ndërkombëtare në disa çështje, siç është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Pyetja për zonjën Bakoyannis dhe raportuesit tjera kanë qenë për çështje më politike. Të cilat janë adresuar dhe cila është përgjigjja përfundimtare e zonjës Bakoyannis, Kosova duhet të bëhet anëtare dhe nuk ka parakushte të tjera. Pra, janë fjalët e vetë organeve të Këshillit të Evropës”.

Zëvendësministri Ahmeti ritheksoi se nuk pret befasi apo vota kundër, duke përmendur që duhen 31 vota duhet të jenë në favor.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia në vazhdimësi ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shtuar se shteti serb ka humbur qysh në fillim betejën kundër anëtarësimit të Kosovës në këshill.

Ahmeti në intervistën e dhënë për Telegrafin ka thënë se Serbia haptazi ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

“Që nga fillimi, Serbia ka pasur një lobim agresiv kundër anëtarësimit tonë, kujtohet në periudhën, fazën e parë mund ta quaj kemi pasur një një betejë ligjore, të cilën ata e humbën. E, prej asaj kohe e deri më sot, na duhet ta pranojmë që kemi pasur shkelje të vazhduar të marrëveshjes bazike, kjo kulmoi me sulmin terrorist, me agresionin e sulmit terrorist që Serbia bëri me 24 shtator të vitit të kaluar”, është shprehur.

Megjithatë, Ahmeti thotë se nuk befasohet që Serbia po vazhdon me fushatë kundër Kosovës, por  më shumë e shqetëson qasja e BE-së ndaj këtij shtetit.

“Çfarë më befason mua është qasja e butë e Bashkimit Evropian, e që nuk do të duhej të ishte e tillë, sepse po shihet tashmë. Ne e kemi ditur, besoj që është e qartë edhe për ata, që me një qasje të përkëdheljes ndaj Serbisë nuk mund të sigurohet serioziteti i saj për respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të cilat i kemi arritur”, potencoi ai. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori