LAJMI I FUNDIT:

Një objekt nga “hapësira” ra në një shtëpi në Floridë, përshkoi kulmin dhe dy katet e shtëpisë – NASA e merr për ta analizuar  

Një objekt nga “hapësira” ra në një shtëpi në Floridë, përshkoi kulmin dhe dy katet e shtëpisë – NASA e merr për ta analizuar  

NASA po heton nëse një pjesë e mbeturinave hapësinore hyri sërish në atmosferën e Tokës, pasi u përplas dhe depërtoi përmes çatisë dhe dy kateve të një shtëpie në Napoli, Florida.

Më 8 mars, Alejandro Otero nga Napoli i shkroi astronomit të Harvardit, Jonathan McDowell, në mediat sociale se një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në shtëpinë e tij. McDowell gjurmon rihyrjet në Tokë të mbeturinave hapësinore, transmeton Telegrafi.


Otero iu përgjigj postimit të McDowell në lidhje me një paletë baterie të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor që rihynte në atmosferën e Tokës rreth datës 8 mars. Sipas McDowell, bateritë u hoqën nga stacioni hapësinor në vitin 2021.

https://twitter.com/Alejandro0tero/status/1768729031493427225

“Duket sikur një prej atyre pjesëve humbi Ft Myers dhe zbarkoi në shtëpinë time në Napoli. E çau çatinë dhe depërtoi në 2 kate. Pothuajse (goditi) djalin tim”, shkroi Otero, duke ndarë fotot e artikullit dhe dëmtimin në shtëpinë e tij.

Otero i tha WINK News se artikulli ishte rreth 2 kilogramë dhe la një vrimë në çatinë dhe tavanin e tij përpara se të depërtonte në katin e dytë. Një zëdhënës i NASA-s i tha FOX Weather, se agjencia hapësinore e ka marrë objektin për të kryer analiza.

“NASA mblodhi një artikull në bashkëpunim me pronarin e shtëpisë dhe do ta analizojë objektin në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, sa më shpejt që të jetë e mundur për të përcaktuar origjinën e tij. Më shumë informacion do të jetë i disponueshëm sapo të përfundojë analiza”, thuhet në deklaratën e NASA-s.

Pjesët hapësinore shpesh rihyjnë në atmosferën e Tokës, por ato rrallë shkaktojnë dëme në një shtëpi ose një njeri. Kur një satelit i Agjencisë Evropiane të Hapësirës që vëzhgonte Tokën u rrëzua në shkurt, ESA tha se mundësia ishte rreth një në 1.5 miliardë që dikush të goditet. /Telegrafi/