Juventusi mund ta kthejë fokusin e tyre tek Maxcene Lacroix (Wolfsburg) ose Ousmane Diomande (Sporting Lisbona) nëse Gleison Bremer largohet nga “Zonja e Vjetër” në drejtim të Manchester United këtë verë sipas raportimeve të fundit në Itali.
Juventus mund ta lejojë largimin e Bremer gjatë verës, nëse vjen një ofertë e duhur në drejtim të tyre.
Besohet se ‘Bianconerët’ do të dëgjojnë ofertat këtë verë për të njëjtën shumë që Bremer ka në klauzolën e tij të lirimit e cila do të bëhet aktive në 2025 , pra një shifër prej 65-70 milionë eurosh.
Manchester United është ekipi favorit për të siguruar shërbimet e Bremer gjatë verës, diçka që mund të lejojë Juventusin të riinvestojë në fazën e mbrojtjes.
Sipas Calciomercato.com, Juventusi i është bashkuar garës për të nënshkruar me 23-vjeçarin Lacroix nga ekipi gjerman Wolfsburg.
Shumë raportime bëjnë të ditur se Lacroix është bërë gati që të bëjë hapin e madh në karrierë gjatë verës.
Një tjetër opsion i mundshëm për Juventusin është edhe Diomande, ani pse për shërbimet e tij do të duhej të mposhte konkurrencën e disa klubeve të mëdha evropiane.
Siç nënvizon tutje raporti, që të dy, Lacroix dhe Diomande mund të jenë në dispozicion për shumën e 40 milionë eurove./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251