EMV Molika filloi me rikonstruksionin e plotë të Autokampit të Livadishtës në Radozhdë të Strugës.
Aktivitetet kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe pasurimin e përmbajtjeve që ofron ky resort popullor në brigjet e liqenit të Ohrit. Synimi, siç thotë EMV, është që në prag të sezonit turistik veror, Livadishta më në fund të shndërrohet në një autokamp modern, me standarde evropiane.
Për herë të parë pas 50 vitesh nga ndërtimi i Kampingut të Livadishtës, po ndërrohet instalimi hidraulik dhe i kullimit, po rinovohen tualetet dhe kapitoli dhe ndërrohet instalimi i furnizimit me energji elektrike.
Të gjitha parcelat ndërtimore ekzistuese në autokamp do të rikonstruktohen. Karvanet funksionale në resort do të riparohen dhe ato që nuk mund të ofrojnë më akomodim cilësor do të hiqen. Të gjitha bungalot në kamp do të rinovohen dhe do të ndërtohen parcela të reja për rimorkio dhe tenda.
Një rikonstruksion të thellë do t’i nënshtrohen edhe restorantit në Autokamp, ambientet sanitare dhe dhomat ndihmëse brenda objektit. Në kuzhinën e restorantit do të rinovohen të gjitha dhomat dhe sipërfaqet në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe do të futen risitë që do të pasurojnë ofertën për kënaqësi edhe më të madhe gastronomike buzë Liqenit të Ohrit.
“Plazhi në kampingun e Livadishtës do të marrë rërë të re, të imët, do të rregullohet zona në të gjithë kampin dhe do të rinovohen edhe terrenet sportive. “Pushuesit më të rinj në Livadishtë do të kenë hapësirë adekuate për argëtimin dhe animimin e fëmijëve”, thotë EMV.
Duke respektuar detyrimet ndaj qiramarrësve të hapësirës në Autokampin e Livadishtës, EMV Molika i njoftoi ata për punimet ndërtimore-artizanale që kanë nisur në resort me shpresën që deri në fillim të verës të përfundojnë aktivitetet.
Pas rikonstruksionit të plotë të Hotel Molika, i pari pas 30 vitesh nga ndërtimi i tij, rikonstruksioni i kampingut të Livadishtës është projekti i dytë madhor i realizuar nga Shoqëria për Turizëm, Mikpritje, Rekreacion dhe Sporte EMV Molika.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Materniteti-Mbreteresha-Geraldine-tirane-380x233.jpg)
Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri
![O’Brien: Veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon, Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/James-OBrien-380x233.jpg)
O’Brien: Veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon, Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj
![Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2221-380x233.png)
Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja
![Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-08T184229.063-380x233.jpg)
Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të
![Pagesa për kalim në aksin Thumanë-Kashar prej 2.1 euro nis në ditët në vijim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/0246D767-4883-454E-B5B8-B543616754D1.jpeg)
Pagesa për kalim në aksin Thumanë-Kashar prej 2.1 euro nis në ditët në vijim
![Aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Elektrofiziologjisë të QKUK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/QKUK-qendra-e-emergjences-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Elektrofiziologjisë të QKUK-së
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/grenchee-380x233.jpg)
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
![Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-1-2-380x233.jpg)
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
![Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-234226-380x233.png)
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
![Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/euro--380x233.jpg)
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
![Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-204417-380x233.png)
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-06-210113-380x233.png)
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt