LAJMI I FUNDIT:

Emisari britanik kërkon nga Kurti dhe Vuçiq zbatimin e marrëveshjeve për normalizim të raporteve

Emisari britanik kërkon nga Kurti dhe Vuçiq zbatimin e marrëveshjeve për normalizim të raporteve

Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për procesin e pajtimit dhe normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke u shprehur për Atlantic Council, Peach ka vlerësuar se ky proces është jetik për stabilitetin dhe të ardhmen e të dyja vendeve, pavarësisht nga fakti që Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e drejtpërdrejtë e bisedimeve.

“Ne i mbështesim dhe i ftojmë të dy qeveritë që të bashkëpunojnë, të ndërtojnë së bashku një të ardhme multietnike dhe të qëndrueshme për Kosovën dhe Serbinë,” deklaroi Peach. Ai shtoi një thirrje personale ndaj liderëve të të dyja vendeve: “I njoh mjaftë mirë këta dy burra [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin]. I inkurajoj që të ulen së bashku dhe të punojnë për të mirën e të dyja popujve.”


Peach theksoi nevojën për vazhdimin e dialogut për ta çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve.

“Ne duhet ta inkurajojmë dhe të lejojmë që ky proces të vazhdojë”, u shpreh ai.

Duke u ndalur edhe te çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Peach ka kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura, duke nënvizuar se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të shkuar përpara drejt normalizimit të raporteve”.

“Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e tij afatgjatë”, deklaroi Peach./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori