LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po monitoron situatën e yllit të Leipzigut – ai ka klauzolë prej 60 milionë eurosh

Real Madridi po monitoron situatën e yllit të Leipzigut – ai ka klauzolë prej 60 milionë eurosh

Real Madridi po vazhdon me misionin e tyre për të ndërtuar një super skuadër, pas asaj të vitit 2000 që njihej ndryshe me emrin ‘Galactico’.

Yje si Kylian Mbappe, Alphonso Davies dhe Endrick Felipe duket se do t’i bashkohen projektit të madrilenëve këtë verë, ndërsa edhe marrëveshje tjera janë duke u konsideruar për të ardhmen gjithashtu.


Sipas Estadio Deportivo, një lojtar që po përcillet nga Real Madridi është ylli spanjoll i Leipzigut, Dani Olmo.

25-vjeçari së fundmi shkëlqeu për Leipzigun në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe duket se zyrtarët e klubit e kanë vërejtur talentin që ka reprezentuesi spanjoll.

Olmo është një ish-pjesëtar i akademisë së Barcelonës, La Masia, nga ku u largua në vitin 2015 për tu bërë pjesë e Dinamo Zagrebit, para se të transferohej në Gjermani pesë vite më vonë.

Raporti gjithashtu shton se Olmo ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me ekipin gjerman.

Olmo do të ishte një opsion shumë i mirë për Real Madridin, kjo duke marrë parasysh faktin se ai mund të mbulojë disa pozicione në fushë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori