Çarshia e Shkupit është vërshuar me lypsarë të shumtë të cilët udhëtojnë edhe nga qytetet tjera të vendit për të kërkuar lëmoshë nga kalimtaret dhe vizitorët e Çarshisë, sidomos tani gjatë muajit të Ramazanit.
Paratë që grumbullojnë nga qytetarët shkojnë deri në 50 euro fitim. Vetëm në Çarshi dhe Qendër të Shkupit numri i lypsareve është rreth 170 për çdo ditë, thonë nga organizata “Ndërtojmë Ardhmërinë”.
“Tani në Çarshi dhe qendër kemi rreth 170 lypsarë të cilët i sjellin në ora 5:00 të mëngjesit me furgonë. Nëse më herët ishte 50 tani është nga 150 deri në 170, në të gjithë Çarshinë, në qendër, tek përmendoret rreth kishës”, Ilija Jovanoviq, kryetar i organizatës ” Ndërtojmë ardhërinë”.
Sipas Jovanoviqit, orari i një lypësi fillon nga ora 5 e mëngjesit kur edhe sillet në terren nga tutorët dhe përfundon në ora 16:00 kur edhe dorëzon fitimin ditor. Përderisa lypsarët qëndrojnë në rrugë në shi dhe erë, tutorët e tyre bëjnë jetë luksi.
“Ndihma e tyre nuk shkon tek fëmijët apo foshnjat por e thashë që shkon tek organizatoret, mafia dhe pjesëmarrësit tjerë. (2:01) Lus që të ndërpritet tu jepet para sepse këto para nuk i marrin fëmijët, të gjitha shkojnë tek organizatoret, mafi dhe pjesëmarrësit, ata bëjnë jetë luksi dhe në një muaj grumbullojnë nga gjashtë milion denarë nga fitimet ditore të cilët i marrin nga fëmijët”, shtoi ai.
Sipas të dhënave të organizatës “Ndërtojmë Ardhmëri”, rreth 2000 fëmijë në të gjitha qytetet e vendit tonë çdo ditë e kalojnë në rrugë duke kërkuar lëmoshë kryesisht të shoqëruar me fëmijë nen moshë./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri
O’Brien: Veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon, Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj
Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja
Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi, Buja: Kjo çka po ndodh në Hagë është keq për gjykatën, jo për të
Pagesa për kalim në aksin Thumanë-Kashar prej 2.1 euro nis në ditët në vijim
Aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Elektrofiziologjisë të QKUK-së
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt