Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Kampionati elitar anglez, Liga Premier mund të përfundoj duke marrë plotë gjashtë vende të Ligës së Kampionë në sezonin e ardhshëm 2024/25.
Nëse West Ham përfundon i pesti sezonin e ardhshëm dhe fiton Ligën e Evropës, skuadra e vendit të gjashtë të Ligës Premier do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Vendi i Arsenalit, Manchester Cityt, Liverpoolit dhe West Hamit në çerekfinalet e garave të tyre përkatëse evropiane do të thotë që Liga Premier do të marrë një nga dy vendet shtesë të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, të ndarë për vendet me renditjen më të mirë të koeficientit UEFA.
Por, ai pozicion kualifikues për vendin e pestë do t’i kalojë ekipit të gjashtë në Ligën Premier nëse i njëjti klub kualifikohet në Evropë duke fituar një trofe të UEFA-s.
Ndërsa West Ham aktualisht është 11 pikë larg vendit të pestë, ata kanë më shumë gjasa të përfundojnë në atë pozicion sesa Arsenali, City ose Liverpool.
Megjithatë, nëse një skuadër e Ligës Premier që përfundon në top katërshe fiton gjithashtu një trofe evropian, ai vend shtesë në Ligën e Kampionëve do t’i ndahet një vendi tjetër.
Rregullat shtesë janë sepse sezoni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve do të ketë një format të ri në fazën e grupeve.
Në vend të 32 skuadrave të zakonshme, 36 do të garojnë në një fazë të vetme të ligës që përfshin të gjitha skuadrat.
Çdo skuadër do të garantohet të luajë tetë ndeshje dhe çdo lojë do të zhvillohet për 10 javë.
Gjatë fazës së ligës, tetë skuadrat më të mira do të kualifikohen automatikisht për në fazën me eliminim direkt, ndërsa ato që do të përfundojnë nga e nënta deri në vendin e 24-të do të konkurrojnë në një play-off të përbërë nga dy ndeshje për të vendosur se kush bën 16-shen e fundit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend