Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar protestë për të martën, pasi Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare dhe rrjedhimisht punëtorëve po u mohohet paga.
Në njoftimin për media thuhet se PTK në vitet e fundit është ballafaquar në vazhdimësi me sfidat që ka kaluar dhe po kalon kompania jonë.
“Jemi munduar në maksimum të bëjmë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, këto denoncime i kemi bërë në të gjitha instancat shtetërorë media e deri te Kryeprokurori i Shtetit.
Siç jeni në dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për t’ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe në të kaluarën. FSP-PTK ju ka bërë të qartë të gjitha institucioneve shtetërorë edhe më herët, por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim të Telekomit të Kosovës është komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje”, thuhet në njoftim.
Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës këtë gjendje e cilëson alarm të kuq, pasi sipas tyre, në çdo moment janë duke u rrezikuar mbi 1700 punëtorë të Telekomit të Kosovës dhe mbi 1000 punëtorë të Postes së Kosovës të cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për të cilën punojnë dhe me të cilat mbajnë familjet e tyre.
FSP-PTK bën të ditur se protesta mbahet të martën, më 02.04.2024 prej orës 12:00 deri ne ora 13:00 si paralajmërim për kërkesat e tyre.
“Fillojmë para objekteve kryesore në Regjionet e juaj! Varësisht prej zhvillimeve protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave tona. Do të jeni në vazhdimësi të informuar për formën e protestave duke mos i përjashtuar as grevat”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?