LAJMI I FUNDIT:

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Amantina Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi gjatë podcast-it për Telegrafin ka shpjeguar se si bilingualizmi nëpër institucione parashkollore të Kosovës po quhet “problem në komunikim”. 

Pervizaj, tha se janë bërë disa hulumtime shkencore e një e fundit në kopshtet publike të Kosovës me hulumtues të Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe së fundmi me profesor Osman Buleshkajn ku fokusi ishte më tepër në dygjuhësi.


Pervizaj theksoi se gjatë hulumtimit dygjuhësia ishte shfaqur si një problem serioz nga mësimdhënësit, por edhe nga udhëheqësit e institucioneve.

Dr.Sc Amantina Pervizaj doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi /Foto: Ridvan Slivova/

“Quhej ‘problem’ gjë që mua më brejti shumë pasi ajo nuk është problem, pasi neve gjithmonë në një zhvillim/ndryshim epokal i cili është në rritje duhet ta marrim si avantazh e ta përdorim si të tillë.

Këndvështrimi i tyre (edukatoreve dhe institucionalistëve) dhe identifikimi i tyre për fëmijët dygjuhësor si fëmijë me probleme në komunikim ishte një shqetësim i radhës të cilin neve ndoshta si hulumtues, pastaj si politikbërës duhet t’i marrim shumë seriozisht”, ka thënë Pervizaj.

Dr.Sc Amantina Pervizaj doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi /Foto: Ridvan Slivova/

Problemi real, sipas saj, qëndron në perceptimin e pasaktë dhe në praktikat që e etiketojnë një fëmijë bilingual si të cenueshëm në aspektin e komunikimit, duke mos e vlerësuar avantazhin që gjuha e dytë mund t’iu ofrojë atyre.

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive
Lexo po ashtu Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive

Pervizaj nënvizon nevojën për një ndryshim të ndërgjegjshëm dhe praktik në mënyrën se si sistemi arsimor trajton dhe përfshin fëmijët që flasin më shumë se një gjuhë.

”Nëse një fëmijë bilingual brenda kopshtit etiketohet sikur një fëmijë me probleme në komunikim atëherë ne vërtetë kemi probleme në edukim e qasje pedagogjike, probleme në zhvillim të arsimit, në hartim të politikave moderne – të kohës, duhet marr seriozisht me atë pjesë, me ata fëmijë, pasi është thjesht një avantazh/ arritje e tyre dhe ne duhet të marrim dhe tra trajtojmë si të tillë”, ka thënë Pervizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori