LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive
Dr.Sc Amantina Pervizaj

Shëndeti mendor, bilingualizmi (dy gjuhësia) tek fëmijët, rëndësia e stimulimit të trurit dhe lidhja me aftësitë kognitive janë disa nga çështjet që i sqaroi Amantina Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi në një podcast për Telegrafin.  

Pervizaj tha se gjuha tek fëmijët dhe të rriturit ka rolin kyç në zhvillimin e tyre Kognitiv.


Ajo tha se në trendin e zhvillimit të shkencës bilingualizmi (dy gjuhësia) është i shfaqur së tepërmi, sidomos në Kosovë.

“Edhe dygjuhësia është shfaqur së fundmi në masë shumë të madhe. Faktorët e teknologjisë, rrjeti social, dinamikat e jetës ndoshta kanë bërë që edhe prindërit të shpërqendrohen nga kujdesi 100 për qind ndaj fëmijëve, pasi është e pamundur të kemi vëmendje 100 për qind tek fëmijët…por edhe t’i mbajmë larg teknologjisë është e pamundur. Frekuentimi me mediat, me teknologjinë, i aftësive të tyre teknologjike mund të ndikojë…, por ndikojnë dhe faktorët e tjerë në dygjuhësi, dhe kjo është shqetësim serioz”, ka thënë ajo.

Ajo gjatë Podcast-it tregoi se kanë bërë disa hulumtime shkencore për bilingualizmin (dy gjuhësia).

Për më shumë ndiqeni Podcastin me Amantina Pervizaj, Dr.Sc. në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi.

Zhvillimi kognitiv është një fushë studimi në fushën e psikologjisë dhe neuroshkencës që fokusohet në zhvillimin e një fëmije për sa i përket përpunimit të informacionit, burimeve konceptuale, aftësive perceptuese, mësimit të gjuhës dhe aspekteve të tjera të trurit të zhvilluar dhe psikologjisë njohëse të të rriturve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori