LAJMI I FUNDIT:

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Shërbimi sekret çek ka zbuluar një rrjet propagande të financuar nga Rusia. Qëllimi i aktiviteteve: dobësimi i Ukrainës.

Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek.

Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve “Zëri i Evropës” me qendër në Pragë ka qenë baza e aktiviteteve, prej nga ku ky rrjet përhap propagandën e tij.


Synimi ishte që Bashkimi Evropian të ndalonte së ofruari ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

E përditshmja çeke “Denik N” njoftoi se portali kishte publikuar deklarata politikanësh nga vende të ndryshme të Evropës, që i bënin thirrje BE-së të ndalonte ndihmën ndaj Ukrainës.

Politikanët evropianë që bashkëpunonin me portalin paguheshin me para nga Rusia.

Në disa raste thuhet se Rusia ka paguar madje edhe për fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet evropiane në qershor.

Para në dorë dhe kriptomonedha

Sipas hulumtimeve të revistës gjermane “Der Spiegel” paratë u janë dorëzuar politikanëve në dorë gjatë takimeve personale në Pragë ose u janë paguar në kriptovaluta.

Sipas “Der Spiegel” bëhet fjalë për disa qindra-mijëra euro.

Pagesa kanë marrë politikanë nga Gjermania, Belgjika, Franca, Hungaria, Holanda dhe Polonia, shkruan “Der Spiegel” duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme Çeke.

Sipas të përditshmes çeke “Denik N” e përfshirë ka qenë edhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet e ardhshme evropiane, Maximilian Krah, ka dhënë disa intervista për portalin “Zëri i Europës”.

I pyetur nga mediat pas publikimit të akuzave Krah e konfirmoi se ka dhënë intervista, por tha se nuk kishte marrë para për to.

Edhe një politikan tjetër i lartë i AfD-së, Petr Bystrom, tha se ka dhënë një intervistë për “Zërin e Europës” por e mohon se është paguar për të.

Kryeministri çek Petr Fiala tha se pas faqes “Zëri i Evropës” qëndron oligarku prorus me origjinë ukrainase, Viktor Medvedcuk.

Ai u akuzua në Ukrainë për tradhti, por shkoi në Rusi në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve.

Medvedcuk konsiderohet si njeri i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori