Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4
Kur Apple prezantoi iOS 17.4 në fillim të këtij muaji, ai solli shumë ndryshime në telefonat iPhone në Bashkimin Evropian ku Apple u detyrua të pajtohej me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).
Përditësimi i lejon përdoruesit e iPhone në BE të shkarkojnë aplikacione nga një palë e tretë dhe të zgjedhin një platformë pagese nga një palë e tretë në vend të Apple.
Por, këto janë vetëm dy nga ndryshimet që ndodhën në BE me sistemin e ri operativ, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Përditësimi shtoi gjithashtu edhe opsione të reja për ata që përdorin funksionin Stolen Device Protection i cili kërkon verifikimin e identitetit të pronarit për të lejuar ndryshime në telefon.
Ndryshime të ndjeshme si Face ID, Find My, ndryshimi i fjalëkalimit dhe çaktivizimi i Stolen Device Protection kërkon verifikimin e identitetit me Face ID ose Touch ID dhe një pritje një orë përpara se të bëhet ndryshimi.
Pritja prej një ore i lejon përdoruesit të zbulojnë nëse telefoni i tyre është vjedhur dhe ta raportojnë atë tek Apple.
Me iOS 17.4 Apple u dha përdoruesve mundësinë që ky funksion të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe në të gjitha vendndodhjet.
Gjithashtu, ky përditësim u dha edhe përdoruesve të iPhone 12 diçka që ndoshta ata nuk e prisnin: karikim të shpejtë me valë 15W nga një karikues që mbështet standardin Qi2. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFalë Apple do të komunikohet si në filmin Star Trek
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Google prezantoi Pixel 8a - çfarë ofron me një çmim prej 550 euro
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend