LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ekspertët shkojnë në Elbasan për të rindërtuar skenën e krimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ekspertët shkojnë në Elbasan për të rindërtuar skenën e krimit

Rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, pritet të nise ditën e sotme rreth orës 10:00.

Prej mbrëmjes së djeshme policia ka marrë masat për bllokimin e zonës për kalimin e automjeteve.


Korrespondentja e Euronews Albania bën me dije se e gjithë zona është e bllokuar ndërsa të shumta janë forcat e policisë që ndodhen ne vendin e ngjarjes.

Rindërtimi i skenës së krimit ka nisur me kërkesë të Gjykatës së Apelit në Elbasan.

Gjykata u kërkoi eksperëve rindërtimin e skenës së krimit, ndërsa këta të fundit kërkuan angazhim maksimal të Policisë së Elbasanit, për të bërë të mundur rindërtimin e skenës së krimit.

Tre ekspertët që do të rindërtojnë skenën e krimit janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, si dhe Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

Eksperti i Policisë së Shtetit ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, pasi nuk ia lejon rregullorja e punës.

Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill të vitit 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka kërkuar edhe rikualifikim të veprës penale nga “vrasje me dashje” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”. /Telegrafi/