LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare pritet të lehtësojë tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme

Qeveria shqiptare pritet të lehtësojë tatimin mbi pagën, përfiton shtresa e mesme

Ministri shqiptar i Financave Ervin Mete paralajmëron një ndryshim të rëndësishëm në aplikimin e tatimit mbi pagat.

Gjatë fjalës së tij në një forum biznesi me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Mete tha se duke nisur nga muaji korrik do të rritet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatimi.


Sipas tij kjo është një masë lehtësuese për të punësuarit që është mundësuar nga performanca shumë e mirë e të ardhurave tatimore.

Kreu i financave tha se mbështetja e kapitalit njerëzor dhe rritja e aftësimit për një punësim sa më cilësor është kthyer në sfidë. Ai tha se qeveria po avancon me reformën e pagave dhe paralajmëroi se brenda muajit prill do të detajohet rritja për të gjitha kategoritë e parashikuara të punonjësve në sektorin publik.

Kjo rritje do të bëhet efektive duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Po ashtu Mete tha se qeveria është në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe ftoi sipërmarrësit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori