LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane në Britani të Madhe paralajmëron: Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë

Ambasadorja amerikane në Britani të Madhe paralajmëron: Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë

Ambasadorja amerikane në Britani të Madhe, ka thënë për Sky News se Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë.

Duke folur me prezantuesen e Sky News, Kay Burley nga rezidenca e saj në pjesën qendrore të Londrës,  Jane Hartley theksoi se “është optimiste” se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë më shumë fonde për Ukrainë, por pranoi se “kushdo që mendon se Rusia do të ndalet pas kësaj, e gabim”, transmeton Telegrafi.


“Kam qenë ambasadore në Francë dhe Monako në vitin 2014, e kam parë se çfarë ka ndodhur në Krime. Duhet ta mbështesnim Ukrainën”, shtoi ambasadorja amerikane në Britani të Madhe.

Hartley shtoi se “këto janë ditë të vështira”, pasi që Burley e pyeti nëse ka ndjerë ndonjë atmosferë “pothuajse të krahasueshme” me atë që është parë për herë të fundit para Luftës së Dytë Botërore.

“Po bëjmë gjithçka që po mundemi që të sigurohemi që Ukraina të jetë akoma një demokraci e fuqishme dhe që Rusia ta humb këtë luftë”, tha për fund ambasadorja amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori