LAJMI I FUNDIT:

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta, çmimi i tyre shkonte deri në 500 euro

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta, çmimi i tyre shkonte deri në 500 euro
Foto: Dua Lipa/Instagram

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat për arenën ku do të mbahet koncerti në Pula.

Pak ditë pasi u bë e ditur se Dua Lipa do të mbajë një koncert në arenën e Pulas më 9 qershor të këtij viti, biletat u vunë në shitje këtë mëngjes dhe u deshën vetëm 10 minuta për të shitur të gjitha, shkruan Klix.

Çmimi i biletave për tribunat larg ishte 79 euro – që ishte opsioni më i lirë, por ishin në ofertë edhe ato prej 139 euro për ulëset në lozhë, 109 për parter, 99 për tribunë, dhe biletat platinum (VIP) kushtonin 486.5 euro.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Për ata që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të dëgjuar këngëtaren duke interpretuar live, disa bileta platinum do të jenë sërish në dispozicion dhe do të lëshohen në shitje në mënyrë periodike.

"Porsche" çon Dua Lipën në Singapor për një vizitë 24 orëshe - këngëtarja shqiptare pritet si e ftuar nderi në eventin promovues të veturave
Lexo po ashtu "Porsche" çon Dua Lipën në Singapor për një vizitë 24 orëshe - këngëtarja shqiptare pritet si e ftuar nderi në eventin promovues të veturave

Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të performojë për herë të parë live këngët nga albumi i saj i tretë në ardhje “Radical Optimism”, i cili do të dalë në shitje më 3 maj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Po ashtu publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë hite si: “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe këngën e fundit të publikuar “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”.

Lajmi se Dua do të performojë në Kroaci u publikua në janar, dhe mediat kroate pohuan se do të performonte për dy ditë me radhë. Ndërkohë, këngëtarja për momentin ka njoftuar vetëm një performancë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina
Kalo në kategori