LAJMI I FUNDIT:

“Porsche” çon Dua Lipën në Singapor për një vizitë 24 orëshe – këngëtarja shqiptare pritet si e ftuar nderi në eventin promovues të veturave

“Porsche” çon Dua Lipën në Singapor për një vizitë 24 orëshe – këngëtarja shqiptare pritet si e ftuar nderi në eventin promovues të veturave
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa kishte një vizitë të shpejtë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje që bënte pjesë në një konferencë globale të shitësve të markës “Porsche”, më 20 mars.

Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit fotografitë e saj të vizitës së shpejtë në llogaritë e saj në rrjetet sociale më 21 mars, me mbishkrimin: “Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të ‘Porsche’ për 24 orë në Singapor”.


E apasionuar pas veturave sportive, Lipa u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm gjerman të automjeteve në nëntor 2023, shkruan The Straits Time.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Para “Porsche”-së, ajo ishte fytyra promovuese e “Jaguar” që nga viti 2018, pasi ajo mori licencën e saj për vozitje atë vit.

Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës "Porsche", nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave
Lexo po ashtu Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës "Porsche", nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave

Këngëtarja e hitit “Dance The Night” publikoi disa fotografi të saj në The Ritz-Carlton, Millenia Singapor, me Marina Bay Sands në sfond.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Fotografitë e tjera përfshinin një ftesë për ngjarjen e Porsche që u mbajt në ‘Event Plaza’ të Marina Bay Sands, dhe një foto grupi me disa performues.

Sipas videove dhe fotove të tjera të publikuara, fituesja e çmimeve “Grammy” gjithashtu bëri ‘selfie’ me mysafirët në ngjarjen e “Porsche”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Albumi i saj i tretë “Radical Optimism”, do të dalë në shitje më 3 maj. Ai vjen katër vjet pasi ajo publikoi albumin “Future Nostalgia” në vitin 2020. Ajo do të jetë gjithashtu në skenën kryesore të festivalit të muzikës Glastonbury, Pyramid stage, më 28 qershor në Angli. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori