Ministri i Kulturës në Shqipëri: Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte dy milionë euro garanci

Në punimet e komisionit të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, diskutimi ishte në lidhje me aktit normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, komision për dhënie mendimi.
Ministri Blendi Gonxhja u përplas me drejtuesen e Komisionit, demokraten Ina Zhupa, teksa kjo e fundit i tha se qeveria ka financuar koncertin e Kanye West.
Zhupa i tha ministrit se cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar.

Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi.
Ndërkohë ai tha se për të performuar në Shqipëri është komunikuar edhe me këngëtaren me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez, por se është refuzuar nga pala jonë pasi sipas ministrit ajo ka kërkuar kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta.
Pjesë nga diskutimi në komision:
Gonxhja: Meqë u interesuat për Jennifer Lopez.
Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?
Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garancinë, kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.
Zhupa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten biletat.
Gonxhja: Ishte para aktit normativ.
Zhupa: dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se biletat nuk i shiten. /TopChannel
- YouTube www.youtube.com














































