LAJMI I FUNDIT:

Milani i hapur për shitjen e Maignan, ‘Rossonerët’ kanë gjetur pasuesin ideal të francezit

Milani i hapur për shitjen e Maignan, ‘Rossonerët’ kanë gjetur pasuesin ideal të francezit

Milani është i hapur që të lejojë largimin e Mike Maignan për çmimin e duhur gjatë verës pasi ata tashmë kanë identifikuar pasuesin ideal të tij.

‘Rossonerët’ kanë filluar një plan para afatit kalimtar veror, ku po synojnë transferimin e tre apo katër lojtarëve, në përpjekje për të ngushtuar diferencën e pikëve me Interin pas një sezoni të vështirë.


Ata tashmë kanë filluar të hartojnë listën e tyre të dëshirave, dhe janë të gatshëm që të shesin Maignan për të fituar fondet, njësoj si verën e kaluar kur lejuan largimin e Sandro Tonalit në drejtim të Newastle.

Gjiganti italian po përgatit ofertën fillestare për En-Nesyri
Lexo po ashtu Gjiganti italian po përgatit ofertën fillestare për En-Nesyri

Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao janë kandidatët më të mundshëm për shitje gjatë afatit kalimtar veror.

Siç u raportua nga Tuttosport, Milan do të ishte i gatshëm të shesë Maignan gjatë verës dhe tashmë kanë identifikuar Michele Di Gregorio (Monza) si pasuesin ideal të francezit në portë.

Sidoqoftë, Milani nuk do të jetë i vetëm në garë për të siguruar shërbimet e Di Gregorios, pasi që edhe Juventusi me Interin e kanë monitoruar nga afër 26-vjeçarin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori