LAJMI I FUNDIT:

Merret vendimi për kartonin e kuq të Xavit, mësohet se a do të mungojë në El Clasicon ndaj Real Madridi

Merret vendimi për kartonin e kuq të Xavit, mësohet se a do të mungojë në El Clasicon ndaj Real Madridi

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez do të ketë një udhëtim të fundit në Santiago Bernabeu si trajner, nëse siç ka thënë ai do të largohet nga Blaugranët në fund të sezonit 2023/24.  

Vendi i Xavit në stolin e Barcelonës ishte kërcënuar nga një pezullim, por ai do të humbasë vetëm dy ndeshjet kundër Las Palmas në shtëpi dhe Cadiz në udhëtim.


Blaugranët përballen me Real Madridin të dielën më 21 prill në orën 21:00, pas këtyre dy ndeshjeve dhe Xavi do të drejtojë ekipin nga banka pasi pas përjashtimit të tij në Metropolitano të dielën, ai u dënua me një ndalim automatik me dy ndeshje, siç është standardi.

Duke qenë se është largimi i tij i dytë me karton të kuq këtë sezon, Barcelona kishte një frikë se ai mund të ishte përballur me një pezullim shtesë për shkak të përsëritjes së shkeljeve të tij.

Megjithatë, Komiteti i Garave ka njoftuar, se dënimi i tij do të mbetet në dy ndeshje. Edhe pse është në fuqinë e tyre të japin ndalime më të gjata për shkelësit e përsëritur, ka precedentë që ata nuk e bëjnë këtë.

Xavi u ndëshkua fillimisht kundër Atletico Madridit dhe pasi hodhi duart në ajër pas një vendimi, u ndëshkua për herë të dytë. Më pas ai shkoi te gjyqtari i katërt duke i thënë ‘Çfarë të thashë?’ në mënyrë të përsëritur.

Ky sezon ka parë që Xavi të humbasë rregullisht ‘toruan’ me gjyqtarët, mes vështirësive të Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Kalo në kategori