Taravari: Fitorja më 8 maj është punë e kryer, ndryshimi nuk mund të ndalet
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin “Intervistë për Televizionin News” u shpreh se koalicioni VLEN do t’i fitojë zgjedhjet, dhe këtë sipas tij, e vërtetojnë të gjitha anketat.
Sipas Taravarit, BDI-ja gjithmonë ka propaganduar me relativizim duke thënë se të gjithë partitë politike janë njëlloj, por kjo, siç thotë Taravari, nuk është e vërtetë sepse dallojnë.
“Ne duhet t’i sqarojmë opinionit se kemi dallime. Dallimi i parë është se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim. Çdo popull, sikur çdo popull dhe vend tjetër. Edhe sikur të ishte çdo gjë mirë, 22 vite janë shumë”, tha Taravari.
Taravari theksoi se pas 8 majit, VLEN do ta jetë në Qeverinë e ardhshme, ndërsa qeverisja do të jetë periudhë testimi që do të ndikojë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
“Shpesh kam folur për fitoren më 8 maj. Këtë fitore as që e konsideroj për shkak se konsideroj si punë e kryer sepse ka një valë ndryshimi që nuk ndalet. Ne duhet të koncentrohemi edhe në vitin 2025. Sepse ne kemi qeverisje 1 vjeçare në qeverinë që do ta formojmë më 8 maj, deri në tetor të vitit 2025 janë zgjedhjet lokale. Nëse nuk bëjmë qeverisje të mirë, nuk demonstrojmë qeverisje të mirë, nuk i tregojmë qytetarit se ne e kemi me gjithë mend, qeverisim shumë më ndryshe dhe shumë më mirë, atëherë në tetor të vitit 2025 qytetari mund të zhgënjehet dhe të na dënon me votë dhe aty do të jetë testi ynë i parë si qeveri e re”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Në lidhje mbi rezultatin e mundshëm në zgjedhjet parlamentare, Taravari theksoi se koalicioni VLEN qëndron mirë, por dominon në njësinë zgjedhore numër gjashtë.
“Në të gjitha zonat qëndrojmë mirë, shumë mirë, por gjashta është zona ku VLEN-i do të bënë rezultat marramendës dhe diferencën shumë të madhe. Por edhe në zonat tjera mendoj se qëndrojmë shumë mirë jemi në epërsi, vetëm zona numër pesë ku jemi tu punuar me një plan special për ta konsolidu dhe besoj se edhe atje do të jetë një befasi shumë pozitive për VLEN-in”, u shpreh Taravari.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti