LAJMI I FUNDIT:

Italia përjashton nga ekipi Acerbin pas thirrjeve raciste ndaj Juan Jesus – atë e pret një dënim mjaft i ashpër

Italia përjashton nga ekipi Acerbin pas thirrjeve raciste ndaj Juan Jesus – atë e pret një dënim mjaft i ashpër

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se Francesco Acerbi nuk do të jetë pjesë e tyrë për miqësoret e këtij muaji, pas dyshimit për thirrje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus, dhe ai do të zëvendësohet nga Gianluca Mancini.

“Futbollisti Francesco Acerbi ka shpjeguar versionin e tij në lidhje me shprehjen e supozuar raciste ndaj  futbollistit Juan Jesus gjatë ndeshjes Inter-Napoli trajnerit Luciano Spalletti dhe bashkëlojtarëve të tij, siç parashikohet nga politika e brendshme e Italisë”, thuhej në njoftimin e ‘Azzurrëve’.


Çfarë ndodhi mes Acerbit dhe Juan Jesus?

Juan Jesus i raportoi gjyqtarit të ndeshjes Federico La Penna për fjalorin racist të Acerbit ndaj tij mbrëmjen e së dielës, teksa ndeshja mes Interit dhe Napolit po luhej. Jesus, dikur lojtar i Interit, tha pastaj në konferencën për shtyp pas ndeshjes se Acerbi ka kërkuar falje.

Cili është dënimi që mund ta marrë Acerbi?

Është shumë herët për të ditur se cili do të jetë dënimi i Acerbit, por në rast se thirrjet e tij raciste konfirmohen zyrtarisht, ai mund të përballet me një suspendim prej 10 ndeshjeve.

36-vjeçari pritej që të ishte startues i rregullt për Italinë në këto ndeshje miqësore dhe në Euro 2024.

Ai numëron 34 paraqitje për Italinë, ku tri prej tyre kanë ardhur nën urdhrat e përzgjedhësit të ri Luciano Spalletti./Telegrafi/