“Mungon dikush që kundërshton Granitin” – Valon Behrami me deklaratë goditëse ndaj Xhakës
Ish-futbollisti i njohur Valon Behrami ka hedhur vështrimin e tij mbi shanset e Përfaqësueses së Zvicrës në Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë në Gjermani. Pavarësisht optimizmit për një performancë të fortë, Behrami kërkon ndryshime në qëndrimin e lojtarëve për të garantuar suksese të mëtejshme në turne.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Blick“, legjenda e futbollit zviceran ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga ana e lojtarëve kyç të përfaqësueses. Sipas tij, Zvicra vuan nga mungesa e një figure autoritative që mund të sfidojë kapitenin në fuqi, Granit Xhaka.
“Lojtarët e tjerë duhet të marrin gjithashtu hapësirën. Përshtypja ime është se mungon dikush që mund t’i kundërvihet Granitit. Ai ka nevojë për atë fërkim. Në një ekip konkurrues nuk mund të bësh pa të, kështu ishte edhe me ne në të kaluarën,” shprehet Behrami, duke bërë referencë te marrëdhëniet me ish-kapitenin e Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.
Valon Behrami, që tani është tërhequr nga futbolli profesional dhe ka luajtur 83 ndeshje për Zvicrën, rikujton diskutimet e vazhdueshme me Lichtsteinerin si një pjesë të rëndësishme të dinamikës së brendshme të ekipit. “Stephan dhe unë patëm diskutime të vazhdueshme, por kjo e bëri grupin më të fortë,” thekson ai.
Ndërsa Behrami pranon se diskutimet e brendshme janë të rëndësishme për profesionalizmin, ai sjell në vëmendje se të tilla përplasje konstruktive janë thelbësore për të formuar një ekip fitues. Ai shton se përplasjet e vogla, si një diskutim në stërvitje mbi një faull të mundshëm, janë pjesë integrale e futbollit profesional dhe se pa këtë luftë të brendshme, ekipet mbeten vetëm si skuadra të mira qe luan futboll të bukur, por pa fituar trofe.
Behrami përmend emra si Manuel Akanji, Yann Sommer, Remo Freuler dhe Ricardo Rodriguez si lojtarë kyç që duhet të marrin përsipër më shumë përgjegjësi dhe të sfidojnë kapitenin Xhaka. Ai veçon Akanjin, të cilit i atribuon një autoritet të veçantë pas përvojës së tij te Manchester City dhe rëndësisë në përfaqësuese.
Duke folur për marrëdhëniet e brendshme të ekipit, Behrami kritikon ndërhyrjen e Xhakës në mbrojtje të vëllait të tij Taulantit dhe Baselit, duke argumentuar se kapiteni i përfaqësueses duhet të mbajë një distancë nga debatet e tilla publike. Ai thekson se vlerat për të cilat njihet përfaqësuesja nuk duhet të shkelën nga veprimet e një lojtari, pavarësisht se tregon karakter.
Megjithë këtë kritikë, Behrami shpreh besimin e tij që Zvicra mund të korrë sukses në Kampionatin Evropian. Duke përfunduar e dyta në kualifikimet e Grupit I, me 17 pikë, prapa Rumanisë që e siguroi daljen e parë në Evropian me 22 pikë, Behrami beson se ndryshime të caktuara mund të çojnë Zvicrën në një rrugë triumfuese në verë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Le të flasim të hënën”, Klopp pesimist për shpresat e Liverpoolin për titullin e Ligës Premier
Reagime të ashpra nga komuniteti sportiv në Kosovë për idenë e organizimit të Kampionatit Evropian nga Shqipëria dhe Serbia
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër