LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe, reagojnë ministrat turq

Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahçe, reagojnë ministrat turq

Në javën e 30-të të Superligës së Turqisë, Fenerbahçe ka mposhtur me rezultat 3-2 Trabzonsporin. Pas ndeshjes, futbollistët verdheblu janë mbledhur në mesin e fushës dhe kanë festuar fitoren.

Ndërkohë në fushë kanë hyrë edhe tifozët kundërshtarë. Më pas, ndërsa ka pasur tension mes tifozëve të Trabzonsporit dhe futbollistëve të Fenerbahçes, forcat e sigurisë patën vështirësi në parandalimin e ngjarjeve.

Lojtarët e Fenerbahçes kanë shkuar në dhomat e zhveshjes pas ngjarjeve, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka reaguar në lidhje me kaosin pas ndeshjes.


Batshuayi në stilin "kung-fu" shqelmon tifozin kundërshtar, bashkëlojtari i tij me grushte një tjetrit
Lexo po ashtu Batshuayi në stilin "kung-fu" shqelmon tifozin kundërshtar, bashkëlojtari i tij me grushte një tjetrit

“Pas ndeshjes së futbollit Trabzonspor-Fenerbahçe të luajtur mbrëmjen e sotme, u nisën menjëherë përpjekjet për identifikimin e hyrjes së shikuesve në fushë dhe hetimin për ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes”, thuhet nw reagimin e Yerlikaya.

“Sporti është mbi të gjitha. Asnjëherë nuk është e pranueshme që dhuna të ndodhë në fushat e futbollit”.

“Publiku do të informohet për zhvillimet”, përfundon njoftimi i ministrit turk të punëve të brendshme.

Kaos dhe dhunë në derbin e madh turk - Fenerbahce fiton si mysafir ndaj Trabzonspor, lojtarët sulmohen nga tifozët
Lexo po ashtu Kaos dhe dhunë në derbin e madh turk - Fenerbahce fiton si mysafir ndaj Trabzonspor, lojtarët sulmohen nga tifozët

Lidhur me ndeshjen plot ngjarje, Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Askın Bak gjithashtu ndau një deklaratë.

“Ajo që ndodhi pas ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahçe nuk i përshtatet frymës së miqësisë dhe vëllazërisë sportive”.

“Nga organet përkatëse kanë nisur hetimet e nevojshme. Ne vazhdojmë ta ndjekim nga afër procesin”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

Liga e Kampionëve
Zbulohen thirrjet që çuan FIFA-n drejt mbylljes së 20% të stadiumit për ndeshjen ndaj Serbisë

Zbulohen thirrjet që çuan FIFA-n drejt mbylljes së 20% të stadiumit për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Agjenti i Jurgen Klopp konfirmon se a do të kalojë ai tek Real Madridi në verë

Agjenti i Jurgen Klopp konfirmon se a do të kalojë ai tek Real Madridi në verë

Ndërkombëtare
Real Madridi mund të emërojë njërin nga dy legjendat nëse Ancelotti shkarkohet

Real Madridi mund të emërojë njërin nga dy legjendat nëse Ancelotti shkarkohet

La Liga
Kalo në kategori