Juventusi i ofron një rrugëdalje dy yjeve të Bayernit– synohet transferimi i tyre në verë
Juventus raportohet se do të shikojë të përfitojë nga sitauta aktuale tek Bayern Munichu, duke synuar transferimin e disa lojtarëve të tyre.
Ka një pasiguri tek Bayerni kryesisht për shkak të gjendjes tabelare dhe kjo ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të konsiderojë mundësinë e transferimit të disa prej yjeve të tyre kryesor gjatë afatit kalimtar veror.
Një prej emrave më të pëlqyer nga Juventusi është ai i Leon Goretzkas, të cilin Max Allegri e admiron dhe dëshiron të punojë me të.
Sidoqoftë, ai nuk është lojtari i vetëm për të cilin ata kanë shprehur interesim, pasi që ‘Bianconerët’ janë duke monitoruar edhe situatën e Leroy Sane dhe Noussair Mazraoui, sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb.
Në rast se trajneri i ardhshëm i Bayernit jep dritën e gjelbër për largimin e këtyre dy lojtarëve, atëherë Juventusi është i gatshëm që ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të nënshkruajë me ta.
Sane do të ishte një zëvendësues i shkëlqyeshëm i Federico Chiesas, i cili me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Juventusi ka mbetur shumë mbrapa në garën për titull këtë sezon pasi momentalisht renditet në vendin e tretë në tabelë me 58 pikë të grumbulluara, 17 më pak se lideri Inter që ka 75 sosh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona