LAJMI I FUNDIT:

“Ndikimi i tij është i jashtëzakonshëm” – Guardiola në dijeni të rrezikut që i kanoset nga ylli i Real Madridit

“Ndikimi i tij është i jashtëzakonshëm” – Guardiola në dijeni të rrezikut që i kanoset nga ylli i Real Madridit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se të ndalësh Jude Bellingham do të jetë një detyrë shumë e vështirë për ekipin e tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Bellingham ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm te Real Madridi që prej se u bë pjesë e tyre për një shifër rekord nga Borussia Dortmundi.

Përkundër faktit se pësoi disa lëndime gjatë këtij sezoni, 20-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime deri më tani në të gjitha garat.


“Ndikimi i Jude Bellingham është i jashtëzakonshëm. Është një ekip tjetër në krahasim me atë të sezonit të kaluar. Ndikimi i tij është i dukshëm, dhe ne duhet të gjejmë mënyrën se si ai e bën këtë”, ka thënë Guardiola.

Tekniku spanjoll tutje ka lavdëruar Real Madridin duke i etiketuar ata si ‘Mbretërit e Ligës së Kampionëve’ duke përmendur gjithashtu se janë një ekip mjaft i vështirë për tu përballur.

Trashëgimia madhështore e Barcelonës në Ligën e Kampionëve – katër blaugrana me skuadrat e tyre në çerekfinale
Lexo po ashtu Trashëgimia madhështore e Barcelonës në Ligën e Kampionëve – katër blaugrana me skuadrat e tyre në çerekfinale

“Të përballesh me Real Madridin është gjithmonë një mision i vështirë, askush nuk mund ta mohojë. Ata janë një klub fantastik dhe në këtë garë, ata mund të kontrollojnë shumë gjëra me eksperiencën që kanë”, është shprehur ai.

“Njësoj si sezonin e kaluar, do të ketë momente për ne dhe momente për ata. Sa më shumë që të mund të mbajmë momentet tona, më afër do të jemi. Ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë në Madrid dhe pastaj këtu me njerëzit tanë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori