LAJMI I FUNDIT:

Xavi reagon për shortin ndaj PSG-së dhe konfirmon rikthimin e dy lojtarëve për ndeshjen me Atletico Madrid

Xavi reagon për shortin ndaj PSG-së dhe konfirmon rikthimin e dy lojtarëve për ndeshjen me Atletico Madrid

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë në konferencën për shtyp se është koha që të ëndërrojnë në Evropë, pasi arritën të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ai dha gjithashtu disa lajme të mira sa i përket lojtarëve të lënduar, para duelit me Atletico Madridin në La Liga.

Sa i përket shortit me PSG-në, ai tha se është një nga kundërshtarët më të vështirë që Barcelona mund të ishte përballur.


“Shumë e vështirë, njëri nga kundërshtarët më të vështirë që mund të ishim ballafaquar. E njoh Luis Enrique dhe stafin e tij, se si punojnë ata. Unë kam besim dhe entuziazëm. Ne do të përballemi me një nga rivalët më të vështirë, ani pse e kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi. Është koha të ëndërrojmë”, ka thënë fillimisht Xavi.

Barcelona humbi dy lojtarë të rëndësishëm për duelin ndaj Napolit, dhe teksa rikuperimi i Pedrit duket se do të marë më shumë kohë, Xavi u shpreh optimist se De Jong mund të luajë në ndeshjen e kthimit.

“Ne jemi pozitiv kur flasim për lëndimet. Ne nuk vendosim data të rikthimit, gjendja e tyre e dikton se kur do të rikthehen”, ka thënë ai.

Lewa i bindur: E mposhtim PSG-në dhe kualifikohemi në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Lewa i bindur: E mposhtim PSG-në dhe kualifikohemi në gjysmëfinale

Sidoqoftë, tekniku spanjoll konfirmoi se nëse diçka nuk ndryshon në momentet e fundit, ai do të ketë në dispozicion Ferran Torres dhe Marcos Alonso.

“Nesër ne do të publikojmë ekipin dhe në parim që të dy do të jenë të gatshëm nëse asgjë nuk ndryshon”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori