LAJMI I FUNDIT:

Lewa i bindur: E mposhtim PSG-në dhe kualifikohemi në gjysmëfinale

Lewa i bindur: E mposhtim PSG-në dhe kualifikohemi në gjysmëfinale

Paris Saint Germain dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalen e garës më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.


“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona”.

“Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, u shpreh sulmuesi polak.

Nga transferimi i Mbappes te Reali, te kontrata me Barcelonën dhe kundërshtari i preferuar në Ligën e Kampionëve – Lewandowski flet për të gjitha
Lexo po ashtu Nga transferimi i Mbappes te Reali, te kontrata me Barcelonën dhe kundërshtari i preferuar në Ligën e Kampionëve – Lewandowski flet për të gjitha

PSG dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre në ‘Parc des Princes’ në datën 10 prill, derisa ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Kataluni.

Lewandowski po luan sezonin e dytë me Barcelonën, derisa këtë edicion në ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në të gjitha garat.

E në rast se arrijnë ta eliminojnë PSG-në, atëherë Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Katalanasit nuk e kanë prekur finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2015, ku atë vit e kishin fituar këtë trofe sa ishte trajner Luis Enrique, aktualisht pjesë e PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori