LAJMI I FUNDIT:

Para takimit Bislimi-Petkoviq në Bruksel, skepticizëm për progres në dialog

Para takimit Bislimi-Petkoviq në Bruksel, skepticizëm për progres në dialog
Foto: Arkiv

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe analistët politikë nuk presin progres në dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht takimit në nivel të kryenegociatorëve të thirrur nga Bashkimi Evropian për datën 19 mars në Bruksel.

Në partinë e Ramush Hardinaj kritikojnë kryeministrin Albin Kurti, për qasje të gabuar në dialog, si dhe akuzojnë se çështjet e brendshme si rregullorja e BQK-së, po i transferon në çështje politike në dialog.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Kurti do të zvarrisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, për shkak se zgjedhjet janë afër dhe ai frikësohet se do të humb përkrahjen popullore.


“Meqenëse jemi në vitin e katërt, kjo qeveri po mundohet me prolongu këtë çështje, në mënyrë që fillimisht të shkohet në zgjedhje dhe të merr përkrahjen popullore…Zvarritja e këtij procesi është kryesisht se jemi në vit zgjedhor dhe tashmë me vendime dhe veprime populiste, siç është rregullorja e BQK-së, po mundohet të ruaj populizëm. E sheh edhe nga deklaratat e mazhorancës se është shtrirë sovraniteti në veri të Mitrovicës, ndërsa tash i kanë pranuar nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve shqiptarë”, thotë ajo.

Në anën tjetër, politologu Albinot Maloku, thotë se Lajçak do të tentojë që në fund të mandatit të tij, të përdorë të gjitha metodat dhe mënyrat për t’i shtyrë palët të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.

Megjithëse është skeptik se do të ketë rezultate, ai kritikon palën kosovare se e ka bërë temë në dialog ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, përmes rregullores së BQK-së.

“Kajçak e ka pjesën e vet të mandatit të mbetur dhe të insistojë maksimalisht në jetësimin e pajtimit të ndodhur në Bruksel dhe Ohër. Mënyrat dhe metodat do të përdoren nga lehtësuesi të gjitha për synim thelbësor që të kemi konkretizim dhe sukses në karrierën diplomatike të Lajçak, në fund të mandatit se çka ka bërë. Është e pashëndetshme, përveçse kontradiktore nga ana e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi që çështjen e dinarit si çështje e brendshme, kryesisht teknike, përmes një rregullore nga një autoritet i pavarur të transferojë si një çështje politike”, thotë Maloku.

Konfirmohet pjesëmarrrja e Bislimit në takimin e Brukselit, Kadiu: Në fokus të agjendës, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit
Lexo po ashtu Konfirmohet pjesëmarrrja e Bislimit në takimin e Brukselit, Kadiu: Në fokus të agjendës, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të premten se takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Beogradit, do të mbahet më 19 mars në Bruksel.

Ai në një konferencë për media tha se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, si dhe për vazhduar diskutimet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Do të ketë disa çështje në agjendën e ardhshme, të martën e ardhshme dhe natyrisht, në përgjithësi implementimi i së ashtuquajturës marrëveshje e Ohrit është çështja më e rëndësishme, natyrisht aspektet individuale të kësaj çështjeje do të preket po ashtu nga palët dhe nga facilituesi (BE)”, ka thënë Stano.

Ndërkohë, nga Qeveria e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim. Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se në fokus të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, si dhe aneksit zbatues.

“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqendrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, shkruan ai.

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka qëndruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kërkoi nga pala kosovare fleksibilitet për gjetjen e një zgjidhje për dinarin si dhe për zbatimin e ujdive të Brukselit dhe Ohrit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori