LAJMI I FUNDIT:

Sveçla për përplasjen në Kuvendin e Prishtinës: Nuk jam nxitësi i situatës

Sveçla për përplasjen në Kuvendin e Prishtinës: Nuk jam nxitësi i situatës

Shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ka dhënë versionin e tij lidhur me incidentin e së premtes në seancën e Kuvendit komunal të Prishtinës, ku pati pati një përplasje mes asamblistëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së.

Sveçla ka thënë se thelbi i problemit qëndron qysh nga dje ku në seancë të jashtëzakonshme është zgjedhur kryesuesi i kuvendit komunal.


“Zgjedhja e kryesuesit është ajo që ka shkaktuar pakënaqësi dhe i ka shkaktuar dhimbje LDK-së. Sot në seancën që ka të bëjë me vërshimet, si grupi më i madh kërkova fjalën për të shprehur pakënaqësinë tonë për veprimet e djeshme”, tha ai.

Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, asamblisti i LDK-së: Një militant i LVV-së më ka fyer rëndë
Lexo po ashtu Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, asamblisti i LDK-së: Një militant i LVV-së më ka fyer rëndë

“Mirëpo kjo mu pamundësua nga kryesuesi i seancës që vjen nga LDK-ja.  Pastaj, në momentin kur unë po flisja, asamblistët e LDK-së dolën nga salla dhe për njëherë kemi parë një tollovi në fund të sallës. Kam vrapuar për të parë se çfarë po ndodhë aty dhe është plotësisht e pavërtetë se unë jam nxitësi apo në çfarëdo forme i kam kontribuar kësaj situate”, tha Sveçla  në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se në seancën e sotme ndodhi një mosmarrëveshje me një qytetar të Prishtinës, për të cilin Sveçla tha se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori