LAJMI I FUNDIT:

Guardiola reagon pas shortit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Guardiola reagon pas shortit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të ndeshet me Real Madridin në çerekfinale të garës elitare.

Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Newcastle United, Guardiola ka vlerësuar shortin e Ligës së Kampionëve.


“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duket si një traditë e vogël, tre vjet rresht të luajmë kundër mbretërve të garës. Shpresoj të arrijmë në një moment të mirë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Fillojnë teoritë konspirative, tifozët pretendojnë se shorti i Ligës së Kampionëve është 'kurdisur'
Lexo po ashtu Fillojnë teoritë konspirative, tifozët pretendojnë se shorti i Ligës së Kampionëve është 'kurdisur'

“Nuk mund ta kontrollosh shortin, nëse njerëzit thonë se është e lehtë është sepse e nënvlerëson rivalin. Ndeshja e dytë në shtëpi është kjo që është…” përfundoi trajneri i Cityt.

Në pesë sezonet e fundit, City ka kryqëzuar rrugët me Real Madridin në katër raste, tre radhazi.

Ata i mundën në fazën e 1/8-tës në sezonin 2019/20 (Bernabu (1-2) dhe në Etihad (2-1), u eliminuan në gjysmëfinale 2021/22 (fitore (4-3) në shtëpi dhe humbje (3-1) në udhëtim), por u kualifikuan sezonin e kaluar (barazim (1-1) në Madrid dhe fitore (4 – 0) në Angli në ndeshjen e dytë). /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

La Liga
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Premier League
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

La Liga
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori