LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë teoritë konspirative, tifozët pretendojnë se shorti i Ligës së Kampionëve është ‘kurdisur’

Fillojnë teoritë konspirative, tifozët pretendojnë se shorti i Ligës së Kampionëve është ‘kurdisur’

Tifozët e futbollit janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve ishte  i ‘kurdisur’ pas ndeshjeve të suksesshme që u zgjodhën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City u shortua me Real Madridin, ndërsa Arsenali me Bayern Munichun.

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve hodhi gjithashtu Paris Saint-Germain kundër Barcelonës dhe Atletico Madrid kundër Borussia Dortmund.


Shorti u përcaktua gjithashtu në gjysmëfinale, pasi fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern do të përballet me fituesin e Real-Man City, ndërsa Atletico-Dortmund do të ndeshen mes fituesin e PSG-Barça.

Ekipet mësojnë edhe kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Ekipet mësojnë edhe kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Por, shorti është vënë nën kritika nga fansat e zemëruar në rrjetet sociale teksa i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre.

Ata mendojnë se ishte ‘kurdisur’ pasi katër favoritët janë në njërën anë, me tifozët e Arsenalit dhe Cityt që ankohen për shortin e tyre përkatës.

“Kjo është e manipuluar fjalë për fjalë se si janë të gjithë favoritët përsëri në të njëjtën anë”, shkroi një përdorues në platformën X.

“Sillni Bayern Munich! Por nuk mund të më thoni se Liga e Lampionëve nuk është e manipuluar? Madrid vs City??? Loool”, shkroi një tjetër përdorues.

Datat e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Datat e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve

“Unë thjesht e dija se do të binim me Bayernin, shorti i Ligës së Kampionëve është i manipuluar”, shkroi një tifoz i Arsenalit.

“Arsenal, Bayern, City Madrid… ejani rregulloni atë në një mënyrë më pak të dukshme” dhe “Të manipuluar kundër Arsenalit lol”, ishin disa nga komentet tjera.

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen muajin e ardhshëm, me ndeshjet e para më 8 dhe 9 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori