VLEN: Nga 64 deputetë që ka shumica, vetëm 51 votuan pro Ligjit për Lojërat e Fatit

VLEN hodhi poshtë si të pabaza të gjitha akuzat e partisë pushtet, BDI-së drejtuar opozitës shqiptare për mos-mbështetje të Ligjit për Lojërat e Fatit.
“Vetëm në 100 ditët e fundit Artan Grubi përmes kurbanit të tij, Përparim bajrami po harxhon mbi 2.1 milionë euro para të qytetarëve për marketing dhe reklama të kazinove dhe lojërave të fatit nëpër mediat digjitale. Pra kjo qeveri e korruptuar në ikje nuk mendon për fushatat për sensibilizimin e qytetarëve, për lexim e arsim, për mbrojtje të shëndetit e sportit, për të mbrojtur shëndetin e për punësim, por mendon vetëm se si të nxis qytetarët për të luajtur sa më shumë kazino dhe lojëra të fatit.
Rrjedhimisht hapet dyshimi mos vallë në këtë mënyrë pushteti aktual planifikon ta financoj makinerinë e tyre propagandistike me dhjetëra portale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit”, tha Fari Hiseni, VLEN.
Hiseni madje deklaroi se është non-sens të akuzosh opozitën për mos-mbështetje kur nga 64 deputetët që numëron shumica parlamentare, vetëm 51 votuan pro Ligjit për Lojërat e fatit.
“BDI përmes Arbër Ademit i cili si duket ka marr rolin e avokatit dhe zëdhënësit të lojërave të pista dhe kazinove paska akuzuar opozitën shqiptare për mos-votimin e Ligjit për lojërat e fatit.
Sot nuk jemi këtu për të politizuar me BDI-në, drejtuesit e BDI-së vetë e kanë zgjedhur këtë rrugë të krimit dhe për këtë vendim dënimin do ta marrin nga qytetarët por edhe nga anëtarësia e BDI-së më 24 prill dhe më 8 maj…Është non-sens të akuzosh opozitën shqiptare për mospërkrahje kur nga 64 deputetët e kësaj qeverie pro kanë votuar vetëm 51 deputetë. Kjo është dëshmi e qartë që BDI dhe Kjo shumicë e kanë humbur busullën dhe se atyre tërësisht u ka rënë sistemi. Ne si opozitë jemi VLEN dhe VLEN-i është anti-bixhoz, ndërsa bixhozi është anti-VLEN. Por më 24 prill dhe 8 maj bixhozi do ti humb zgjedhjet, ndërsa VLEN do të fitoj”, tha Hiseni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker