LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Larson Xhein: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe më e fortë, me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike

Xhaferi-Larson Xhein: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe më e fortë, me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike

Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Duke i uruar mirëseardhje Suedisë në NATO, Xhaferi theksoi se nga ky moment, aleatët vazhdojnë të ecin së bashku drejt përforcimit dhe zgjerimit të familjes së përbashkët euroatlantike.

“Në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar dhe me sfida për vlerat dhe parimet demokratike nga ana e aktorëve autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë”, tha Xhaferi.


Ambasadorja suedeze Xhein, shtojnë nga atje, falënderoi për urimet dhe për mbështetjen e fuqishme dhe të gjerë të pranuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin aderues. Drejtoi mirënjohje të veçantë për Xhaferin, i cili edhe në funksionin paraprak të Kryetarit të Kuvendit edhe në atë aktual të Kryetarit të Qeverisë, dha kontributin e vet personal në proces. Si përgjigje, theksoi se Suedia do të jetë partner i fuqishëm dhe stabil në Aleancë dhe aleat i besueshëm i Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori