LAJMI I FUNDIT:

​Ngritja e çmimeve në Kosovë, ankohen qytetarët: Nuk ia dilet me 200 euro

​Ngritja e çmimeve në Kosovë, ankohen qytetarët: Nuk ia dilet me 200 euro

Qytetarët ankohen për vazhdimin e rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë, për mirëmbajtje dhe veshmbathje, duke thënë se një gjë e tillë vetëm sa po e rëndon gjendjen e tyre ekonomike.

Qytetarët ankohen për vazhdimin e rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë, për mirëmbajtje dhe veshmbathje, duke thënë se një gjë e tillë vetëm sa po e rëndon gjendjen e tyre ekonomike.


Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është më i lartë në një mesatare prej 2.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt 2023, teksa inflacioni mujor ishte 0.1 për qind në shkurt 2024.

Qytetari Zeqir Buzuku thotë për KosovaPress se çmimet e artikujve në përgjithësi janë tejet të larta dhe se një pension të vogël arrin mezi t’ia dalë.

“Për çdo ditë rriten…Me ia dalë, si po ia dalim se shumë vështirë, sidomos ne që jemi në pension e kemi shumë të vështirë… Askush për neve nuk mendon, sikur të jemi tepricë teknologjike, përpara ashtu kemi dalë, problem është shumë, zor. Shyqyr që te ne është ende solidariteti mes vete, e të ndihmon ndonjë familjar, sepse me një pension nuk ka shanse të jetosh një javë, nuk mundesh më tepër,” tha Buzuku.

Edhe Avni Bikliqi thotë se me një pagë 200 euro në ditët e sotme nuk mund t\ia dalësh as për vete, dhe se nuk bëhet fjalë për familje e gjëra të tjera.

“Deri tani ia kemi dalë, veç më jo. Me 200 euro nuk po ia del, mua nuk po më del për veten time, e jo edhe për familje e të tjera”, ka thënë ai.

​Rriten çmimet, rëndohet jeta e familjeve me pagë minimale dhe atyre me social
Lexo po ashtu ​Rriten çmimet, rëndohet jeta e familjeve me pagë minimale dhe atyre me social

Ndërsa, qytetari tjetër, Miran Kajtazi, thotë se 50 për qind e popullatës janë të pa punë, ndërkohë që çmimet e artikujve janë rritur 100 për qind, duke rënduar akoma më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

“Çmimet janë të shtrenjta sepse 20 deri në 30 për qind kanë qenë në fillim, tash këtë vit janë 100 për qind të shtrenjta… Ai që punon, ia del disi, ai që nuk punon hiç, në përgjithësi. 50 për qind e njerëzve janë të papunë në Kosovë dhe për ata është edhe vështirë me ia dalë”, ka vijuar Kajtazi.

Mustafë Kastrati shprehet se nuk ka dukuri më të madhe sesa ngritja e çmimeve.

“Unë jam me një pension. Dukuri më të madhe nuk ka… Po nisem nga vetja, që gjashtë vjet pensionet nuk i kanë rritur, e mua më dhurojnë pensionin e rrogës minimale për 12 vjet. Aq është duke bërë të mira Albini, sa as që iu bie në mend që po heqim. Vetëm kjo do të reflektojë, ka fuqi dhe tash po mendon se do t’i shkojë gjithmonë kështu. Shumë janë rritur çmimet”, është shprehur ai.

ASK njofton se shtrenjtimi vërehet me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it energjia elektrike 11.5%, pijet alkoolike 11.2%, pemët 10.1%, peshqit 9.4%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, 8.3%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 7.7%, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6.5%, biletat e fluturimeve 6.3%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 6.2%.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori