LAJMI I FUNDIT:

Gjatë ndeshjes së futbollit, policia speciale futet në fushë dhe arreston lojtarin brazilian

Gjatë ndeshjes së futbollit, policia speciale futet në fushë dhe arreston lojtarin brazilian

Një moment tronditës ka ndodhur në futbollin brazilian, kur policët hynë në një fushë dhe arrestojnë një futbollist të akuzuar si bos i një klani droge.

I dyshuari 24-vjeçar u prangos dhe u largua me shpejtësi gjatë një ndeshjeje në Minas Gerais të Brazilit.


Pamjet video tregojnë lojtarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, duke u tërhequr zvarrë jashtë fushës nga oficerë policie të armatosur rëndë përpara spektatorëve të habitur.

Një burrë është arrestuar në Brazil, gjatë një ndeshje futbolli amatore

Një urdhër arresti i lëshuar nga Gjykata e Laranja da Terra e identifikon atë si kreun e dyshuar të një klani trafiku droge në Espirito Santo, raporton The Sun.

Ai akuzohet gjithashtu se ishte pjesë e një klani atentati në Vitoria, i cili organizoi një tentativë goditjeje ndaj një rivali më 4 shkurt.

Burri dyshohet të jetë kreu i një klani të trafikut të drogës

Policia Ushtarake në Minas Gerais tha për mediat lokale se lojtari kishte një histori të gjatë policore për sulme, kërcënime, trafik droge dhe posedim pa leje të armëve të zjarrit.

Ai po mbahet në paraburgim në Minas Gerais, ndërsa pritet së shpejti të dënohet me mbi 30 vite heqje lirie. /Telegrafi/

Një turmë e habitur e vështronte ndërsa ai po largohej

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori