LAJMI I FUNDIT:

La Liga ia shqipton dënimin Bellinghamit pas kartonit të kuq ndaj Valencias

La Liga ia shqipton dënimin Bellinghamit pas kartonit të kuq ndaj Valencias

Superylli i Real Madridit, anglezi Jude Bellingham është dënuar me dy ndeshje mos lojë nga La Liga pas kartonit të kuq ndaj Valencias.

Bellingham është i vendosur për një tjetër periudhë jashtë fushe për Real Madridin pasi u ndëshkua me dy ndeshje pezullim.


Mesfushori 20-vjeçar është sanksionuar për kartonin e kuq kundër Valencias në barazimin e diskutueshëm 2-2.

Dalin fjalët nga raporti i gjyqtarit pas ndeshjes për përjashtimin e Bellingham, zbulohet se sa do t'i mungoj anglezi Realit
Lexo po ashtu Dalin fjalët nga raporti i gjyqtarit pas ndeshjes për përjashtimin e Bellingham, zbulohet se sa do t'i mungoj anglezi Realit

Reprezentuesi anglez u përjashtua me karton të kuq për shkak të mosmarrëveshjes dhe debatit me gjyqtarin Gil Manzano.

Bellingham mendoi se kishte shënuar golin e fitores në minutat shtesë, por gjyqtari tashmë kishte dhënë vërshëllimën e fundit.

Kështu, Bellingham pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Read Madridit në ligë kundër Celta Vigo dhe Osasuna më 10 dhe 16 mars respektivisht.

Ndryshe, anglezi ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë tetë asistime në të gjitha garat këtë sezon për Real Madridin, pasi nënshkroi për rreth 103 milionë euro nga Borussia Dortmund verën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori