LAJMI I FUNDIT:

Publikoi video të një vajze pa lejen e saj, arrestohet i dyshuari në Prizren

Publikoi video të një vajze pa lejen e saj, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi kishte publikuar video të një vajze pa lejen e saj.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, më 9 shkurt të këtij viti.

“Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj”, thuhet në raportin policor.


I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”. /Telegrafi/