LAJMI I FUNDIT:

Planet e çmendura të ish-presidentit rus – Medvedev publikoi një hartë të re të Evropës Lindore

Planet e çmendura të ish-presidentit rus – Medvedev publikoi një hartë të re të Evropës Lindore

Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një aleat i presidentit, Vladimir Putin, tha se Ukraina është pjesë e Rusisë dhe përjashtoi bisedimet e paqes me udhëheqjen aktuale të Ukrainës.

Në një fjalim nxitës në jug të Rusisë, ai tha se Rusia do të vazhdojë me “operacionin special ushtarak” derisa pala tjetër të kapitullojë, duke shtuar se “pjesët historike të Rusisë do të kthehen në shtëpi”.

Medvedev e mbajti fjalimin përpara një harte të Ukrainës, e cila e tregon vendin si një territor të cunguar, me Rusinë që kontrollon plotësisht lindjen, jugun dhe bregun e Detit të Zi, raporton reuters.


“Një nga ish-udhëheqësit ukrainas tha në një moment se Ukraina nuk është Rusi. Ky koncept duhet të zhduket përgjithmonë. Ukraina është padyshim Rusi”, tha Medvedev.

Ish-presidenti rus përjashtoi mundësinë e negociatave të paqes me lidershipin aktual ukrainas të udhëhequr nga presidenti, Volodymyr Zelensky dhe tha se çdo qeveri e ardhshme ukrainase, nëse dëshiron të negociojë, do të duhet të njohë realitetin e ri në terren.

Ukrainasit eliminojnë kreun e inteligjencës së batalionit famëkeq rus
Lexo po ashtu Ukrainasit eliminojnë kreun e inteligjencës së batalionit famëkeq rus

“Territoret në të dy brigjet e lumit Dnipros janë pjesë e kufijve strategjikë dhe historikë të Rusisë. Kjo është arsyeja pse të gjitha përpjekjet për t’i ndryshuar me forcë, për t’i prerë ato, janë të dënuara me dështim”, shtoi Medvedev.

Ai iu referua edhe marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit, duke akuzuar forcat speciale dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë për luftë kundër Rusisë dhe shtoi se marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë më të këqija se sa gjatë krizës kubane në vitin 1962. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori