26 vite janë bërë nga momenti kur Kullat e Jasharëve në Prekaz janë kthyer në identifikim të historisë, ato asnjëherë nuk i preku dora e shtetit. Asnjë intervenim nuk u bë ende për të mbajtur në këmbë shtëpinë e cila bëri historinë e Kosovës.
Vetëm një ditë para fillimit të “Epopesë së UÇK-së”, filloristët po ngjiten shkallëve që janë mburojë për kullat e familjes Jashari.
Pesha e historisë është e madhe, por kujdesi ndaj këtyre kullave që bënë historinë e Kosovës duket të jetë i zbehtë.
Është vendi ku bëjnë hapa qindra vizitorë në kompleksin “Adem Jashari”, por gjendja e tyre nga dita në ditë është duke u rënduar.
Shaku i gjendjes jo të sigurt arsimorët nuk patën guximin që nxënësit t’i lejonin që të ngjiten shkallëve.
“Është rrezik për fëmijët pasi vijnë më mijëra e mijëra në ditë me vizitu vendin. Unë desha që fëmijët me shku lartë por nuk pata guxim me i lanë se është rrezik më shku lartë shkallëve. Është dashur ma herët me intervenu, këta kanë dhanë shumë ma shumë se kullat dhe janë monumente që duhen të ruhen e jo të shkatërrohen se këto nga dita në ditë po vinë tu u shkatrru”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Ismet Topalli- arsimtar i shkollës fillore.
Të dëshpëruar me gjendjen, ishin edhe vizitorët e tjerë.
“Gjendja qenka e mjerueshme, ashtu siç po shihet, duhet dora e institucioneve me bë një intervenim të tërë”, ka deklaruar vizitori Valton Krusha.
Ai që ishte pjesë e çdo komisioni qeveritar, Emin Lati, për mos intervenimin tek kullat e Jasharëve ka ndikuar shumë ndërrimi i shpeshtë i qeverive.
Kryetari i OVL-UÇK-së në Skenderaj ka shprehur zhgënjimin që ky qytet kësaj radhe është lënë anash nga këshilli organizativ për Epopenë nga Qeveria e Kosovës.
“Fatkeqësisht po bie qeveria e bashkë me të po bie edhe komisioni. 25 vjet pas luftës këto punë nuk është dashuar të bëhen llaf hiq”, shtoi ai.
Ministrinë e Kulturë kishte hapur një tender për zhvillimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku vlera totale e këtij tenderi ishte 3 milionë euro, por që lënda kishte qëndruar për një kohë në OSHP.
Një operator ekonomik ka dorëzuar padi në Gjykatën Komerciale, pasi i njëjti nuk e fitoi tenderin për master planin për kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje