LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari italian që bëri skandal në Serie A, pjesë e ekipit të gjyqtarëve për sfidën Real Madrid – Leizpig

Gjyqtari italian që bëri skandal në Serie A, pjesë e ekipit të gjyqtarëve për sfidën Real Madrid – Leizpig

Gjyqtari italian Marco Di Bello do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në duelin që Real Madridi do ta zhvillojë ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve, përkundër suspsendimit të tij të fundit në Serie A.

42-vjeçari prodhoi një ndër shfaqjet më të dobëta të ndarjes së drejtësisë në histori të ligës, në duelin mes Lazios dhe Milanit, duke humbur plotësisht kontrollin e ndeshjes dhe duke dhuruar 11 kartonë të verdhë dhe tre kartonë të kuq.

Di Bello ishte kritikuar gjerësisht nga të gjitha anët në shtypin italian dhe puna e tij e dobët ka bërë që ai të marr një dënim të rëndë në Serie A, duke iu pamundësuar ndarja e drejtësisë për të paktën një muaj.


Ka pasur gjithashtu pretendime se pas rikthimit ai do të jetë në gjendje të ndajë drejtësinë vetëm në ndeshjet e Serie B.

The referee Marco Di Bello shows the red card to Luca Pellegrini of Lazio during the Italian Serie A soccer match between SS Lazio and AC Milan at Olimpico Stadium in Rome, Italy, 1 March 2024. ANSA/FEDERICO PROIETTI

Ashtu siç u njoftua nga UEFA, Di Bello do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në ndeshjen Real Madrid – Leizpig që do të zhvillohet të mërkruën (6 mars), përkundër veprimeve të tij që rezultuan me suspendim në Serie A.

Tre kartonë të kuq, shumë gabime dhe kaos – dënohet gjyqtari i ndeshjes Lazio-Milan
Lexo po ashtu Tre kartonë të kuq, shumë gabime dhe kaos – dënohet gjyqtari i ndeshjes Lazio-Milan

42-vjeçari do të jetë në cilësinë e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje, ndërsa Davide Massa do të jetë gjyqtari kryesor. Stefano Alassio dhe Filippo Meli do të jenë dy ndihmësit e tij, ndërsa Massimiliano Irrati dhe Paolo Valeri do ta kenë fjalën në VAR.

Di Bello tashmë kishte shkaktuar polemika këtë sezon, pasi u suspendua për një muaj në javët e para të sezonit për paraqitjen e tij të dobët në ndeshjen mes Juventusit dhe Bolonjës që ishte luajtur në gusht./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori