LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti ka një kërkesë për Guler pas zhgënjimit të tij për mungesën e minutave te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka një kërkesë për Guler pas zhgënjimit të tij për mungesën e minutave te Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se në mënyrë që të zhvillohet, sensacioni turk Arda Guler ka nevojë për minuta.

18-vjeçari ka luajtur vetëm 92 minuta këtë sezon deri më tani, pasi u transferua nga Fenerbahce në verë për shumën e 25 milionë eurove.


Guler ka refuzuar mundësinë për të luajtur në huazim verën e kaluar, dhe në vend të kësaj shprehu dëshirën për të luftuar për vendin e tij në ekip, por ka humbur gjashtë muajt e parë të sezonit për shkak të disa lëndimeve.

Që prej rikuperimit të tij, ai është parë tejet i zhgënjyer me mungesën e minutave dhe duket se në të njëjtën kohë po ‘teston nervat’ e Ancelottit.

Tekniku italian u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencian nëse Guler mund të shkojë në huazim.

“Varet nga rrethanat. Unë mendoj se një lojtar i ri si ai për tu zhvilluar duhet të luajë dhe të shfaq kualitetin e tij, që përplaset me kërkesat e ekipit dhe klubit në përgjithësi. Ne duhet të jemi të durueshëm për këtë arsye. Natyrisht, unë e kuptoj se për zhvillimin e tij është e nevojshme që t’i jap minuta, por ndonjëherë kjo nuk përputhet me kërkesat e ekipit”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti jep përditësimin e fundit mbi lëndimin e Bellinghamit
Lexo po ashtu Ancelotti jep përditësimin e fundit mbi lëndimin e Bellinghamit

Ancelotti ka thënë fjalë të mira për Guler në të kaluarën sa i përket aftësive të tij, por padyshim që toni i tij ka ndryshuar pasi ai ka kërkuar për durim nga talenti turk.

Duke marrë parasysh se Euro 2024 është në horizont, Guler kishte shpresuar se ai do të merrte minuta në këmbët e tij në mënyrë që të jetë në formë optimale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori