LAJMI I FUNDIT:

Babai i sensacionit më të madh të futbollit ka konfirmuar se lojtari do të qëndrojë në Leverkusen

Babai i sensacionit më të madh të futbollit ka konfirmuar se lojtari do të qëndrojë në Leverkusen

Sensacioni më i madh i futbollit gjerman dhe ndoshta evropian për momentin, Florian Wirtz i Bayer Leverkusenit, duhet të qëndrojë në mesin e farmacistëve deri në fund të kontratës së tij aktuale dhe më pas të largohet nga klubi.

20-vjeçari Wirtz është lojtari më i mirë i skuadrës që po bën histori në futbollin gjerman. Skuadra e pamposhtur mban me një dorë trofeun e Bundesligës dhe në të njëjtën kohë sulmon të gjithë trofetë e tjerë në të cilët garon.

Është Wirtz ai që meriton më shumë meritë për këtë, pasi ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar 10 asistime në Bundesligë këtë sezon. Vlera e tij tashmë është 100 milionë euro dhe fjalë për fjalë e gjithë bota po e kërkon.


Megjithatë, babai i tij, i cili është edhe menaxheri i tij, zbuloi se Wirtz do të qëndrojë në klub deri në fund të kontratës së tij, që është edhe tre vite të tjera duke luajtur për Leverkusen.

“Florian ka një kontratë me Leverkusen deri në vitin 2027 dhe përafërsisht kaq do të qëndrojë në klub. Do të presim edhe dy vjet dhe më pas të shohim se ku do ta çojë rruga e tij”, ka thënë ai për gazetën gjermane KSTA.

Paraqitjet e tij fantastike për Leverkusenin nuk kaluan pa u vënë re, ndaj ai tërhoqi interesin e gjigantëve anglezë Manchester United, Chelsea dhe Manchester City. Mirëpo, pas deklaratës së sotshme të të atit, ai me siguri do të presë edhe pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori