LAJMI I FUNDIT:

Malda Susuri sjell magjinë e këngëve të çmuara të muzikës moderne shqiptare përmes koncertit “Saudade” në Prishtinë

Malda Susuri sjell magjinë e këngëve të çmuara të muzikës moderne shqiptare përmes koncertit “Saudade” në Prishtinë
Malda Susuri (Foto: Telegrafi)

Këngëtarja Malda Susuri ka mbajtur një koncert recital të paharrueshëm pas një pauze të gjatë.

Titulluar “Saudade”, ky koncert solli një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë për të pranishmi, të ftuar të veçantë, dhe dashamirësit e muzikës kualitative.

Artistja me origjinë nga Prizreni, e njohur për talentin e saj në muzikë, ka sjellë një përformance të jashtëzakonshme, duke rrëmbyer zemrat e të pranishmëve me interpretimin e këngëve të çmuara të muzikës shqiptare.


Ambientet e “Kreativ Qeramika” u shndërruan në një arenë intime dhe të veçantë, duke krijuar një lidhje të ngushtë midis artistes dhe audiencës së kufizuar që ajo kishte ftuar në këtë recital të saj.

Qytetarë të ndryshëm, përfshirë dashamirësit e pasionuar të kulturës dhe muzikës, patën rastin të shijonin një përformance të rrallë, ku muzika dhe tingujt mahnitën zemrat dhe shpirtin e të pranishmëve.

Pjesa kryesore e koncertit u përqendrua te projekti i quajtur “Saudade”, një term portugez që përshkruan një ndjenjë të thellë të melankolisë dhe nostalgjisë për ato që kanë kaluar.

Me këtë temë, Malda Susuri ka shpalosur aftësitë e saj të jashtëzakonshme interpretuese dhe ka sjellë në skenë një rrëfim të ndjenjave dhe emocioneve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Komediani James Corden zbulon se përdori 'Ozempic' për humbje peshe: nuk funksionoi për mua

Komediani James Corden zbulon se përdori 'Ozempic' për humbje peshe: nuk funksionoi për mua

Fituesi i

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

"Ajo duket shumë e sëmurë", Demi Lovato përballet me kritika pas humbjes së peshës

Gerard Piques nuk i ecë as me të dashurën Clara Chia - ndahet me të tri vite pas divorcit të famshëm me Shakiran

Gerard Piques nuk i ecë as me të dashurën Clara Chia - ndahet me të tri vite pas divorcit të famshëm me Shakiran

Kalo në kategori