LAJMI I FUNDIT:

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi – i njohur për publikun si Ghetto Geasy – ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Unë”, një projekt që vjen si pjesë e albumit të tij më të ri.

Kënga e zhanrit hip-hop, që mban vulën karakteristike të stilit të Getoarit, këtë herë është shoqëruar me një videoklip që ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale dhe mediat muzikore. Arsyeja? Getoari vjen ndryshe nga çdo paraqitje e mëhershme.

Në videoklip, ai shfaqet i veshur me tirqi dhe veshje tradicionale shqiptare, duke i dhënë kështu klipit një identitet të fuqishëm kombëtar.


Pamjet e klipit, ngjyrat, ambientet dhe veshjet sjellin në mendje traditat e Rugovës, krahinë me të cilën duket se Getoari ka vendosur të lidhë vizualisht këtë projekt muzikor.

Ky projekt shënon këngën e tretë nga albumi i tij më i ri, që po pritet me shumë interes nga fansat e artistit dhe adhuruesit e hip-hopit shqiptar.

Me “Unë”, Getoari jo vetëm që eksperimenton artistikisht, por edhe përçon mesazhe për rrënjët kulturore dhe identitetin shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Magazina
Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Magazina
Ish e dashura dëshmon në gjyqin kundër Diddyt, tregon për makthin në “festat e çmendura”: Njëra zgjati katër ditë

Ish e dashura dëshmon në gjyqin kundër Diddyt, tregon për makthin në “festat e çmendura”: Njëra zgjati katër ditë

Magazina

"Shndrit, shndrit", momenti kur përfaqësuesi i Norvegjisë këndon me zemër këngën "Zjerm" kur Shkodra Elektronike performoi në Eurovision

Magazina
Adhuruesit e Eurovisionit nuk mund ta besojnë sa vjeç është përfaqësuesja e Polonisë

Adhuruesit e Eurovisionit nuk mund ta besojnë sa vjeç është përfaqësuesja e Polonisë

Magazina
Mijëra shqiptarë në Milano këndojnë me Alban Skënderajn, koncerti “Motiv” bën xhiron në rrjete sociale

Mijëra shqiptarë në Milano këndojnë me Alban Skënderajn, koncerti “Motiv” bën xhiron në rrjete sociale

Magazina
Kalo në kategori