LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie tregon se cili rol i ndryshoi karrierën dhe e ndihmoi të përballonte pasojat e varësisë

Angelina Jolie tregon se cili rol i ndryshoi karrierën dhe e ndihmoi të përballonte pasojat e varësisë
Angelina Jolie (Foto: EPA-EFE)

Angelina Jolie së fundmi ka zbuluar se cili prej filmave në të cilin ka luajtur ka ndryshuar tërësisht karrierën e saj.

Gjegjësisht, pas një sërë rolesh të vogla filmike gjatë viteve të 90-ta, duke përfshirë filmat si “Cyborg 2”, “Without Evidence”, “Hackers” dhe “Love Is All There Is”, Jolie tërhoqi vëmendjen duke fituar një Golden Globe për rolin e saj në filmin televiziv “George Wallace”.

Megjithatë, një kthesë e veçantë ndodhi një vit më vonë me filmin “Gia” në të cilin ajo luajti rolin e supermodeles Giu Carangi.


Historia e Gias, një ikonë e modës që vdiq nga SIDA në moshën vetëm 26 vjeç, ishte jashtëzakonisht emocionuese për Jolie. Në atë kohë, ashtu si personazhi i saj, Angelina ende po luftonte me pasojat e varësisë nga drogat e forta si kokaina dhe heroina.

Në një intervistë për Variety, Jolie zbuloi: “Nuk doja ta bëja, nuk doja të futesha në të. Ndoshta sepse nuk e doja rolin, sepse kisha frikë se ku mund të më çonte, producentët e dinin që unë isha personi i duhur për të”.

Jolie përfundimisht e pranoi rolin dhe, siç pretendon ajo, gjeti terapi në të.

“Unë u identifikova me Gian. Nga të gjithë personazhet që kam luajtur, ajo është më e afërta me mua. Në një mënyrë të çuditshme, ai rol më ndihmoi të shmang fatin e saj”, tha ajo.

Anxhelina e mori seriozisht këtë rol, të gjitha me synimin për të treguar, përmes historisë së Gias, humanizmin pas varësisë, dhimbjen dhe heshtjen që publiku shpesh nuk e sheh.

“Ajo kishte aq shumë brenda saj dhe askush nuk e dinte. Të gjithë mendonin se ajo ishte thjesht e bukur dhe problematike”, pohon ajo.

Filmi “Gia” me regji të Michael Cristofer shkaktoi shumë entuziazëm. Jolie fitoi një tjetër Golden Globe për performancën e saj, si dhe një çmim SAG. Ky film shënoi përparimin e Angelinës në industrinë e filmit dhe shfaqi aftësitë e saj në aktrim.

Pas Gias, Angelina u shfaq në shumë filma më të suksesshëm si “Girl, Interrupted” me regji të James Mangold, në të cilin fitoi Oscar për aktoren më të mirë dytësore. Kjo u pasua edhe nga shndërrimi i saj në një heroinë aksioni global me rolin e Lara Croft në ekskluzivitetin e filmit “Tomb Raider”, i cili i solli famë botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Adhuruesit e Eurovisionit nuk mund ta besojnë sa vjeç është përfaqësuesja e Polonisë

Adhuruesit e Eurovisionit nuk mund ta besojnë sa vjeç është përfaqësuesja e Polonisë

Magazina
Zbulohet renditja e performancave në finalen e Eurovisionit

Zbulohet renditja e performancave në finalen e Eurovisionit

Magazina
Dy muaj pa gjumë për

Dy muaj pa gjumë për "Zjerm": Babai i Beatriçes prek me rrëfimin e tij për të bijën që sot përfaqëson vendin në Eurovision

Magazina
Fituesi i Eurovisionit të vitit të kaluar, do të jetë pjesë e finales - ai u shfaq gjatë provave i veshur me një fustan

Fituesi i Eurovisionit të vitit të kaluar, do të jetë pjesë e finales - ai u shfaq gjatë provave i veshur me një fustan

Magazina
Nëse ky vend fiton Eurovisionin, nuk do të ketë mundësinë ta organizojë vetë

Nëse ky vend fiton Eurovisionin, nuk do të ketë mundësinë ta organizojë vetë

Magazina
CNN e shpall këngën e Shqipërisë si më të mirën në 'Eurovision 2024': Një renditje që e lartëson shtetin shqiptar mbi të gjitha

CNN e shpall këngën e Shqipërisë si më të mirën në 'Eurovision 2024': Një renditje që e lartëson shtetin shqiptar mbi të gjitha

Magazina
Kalo në kategori